Premier League dhe 20 klubet anëtare të saj, zyrtarisht kanë vendosur ta pezullojnë marrëveshjen për transmetimin e ndeshjeve në Rusi. Liga ka njoftuar se tashmë ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëveshjes me “Rambler” (Okko Sport) me efekt të menjëhershëm.
Gjithashtu, Premier League dhe 20 klubet e kësaj lige kanë dhuruar 1 milion paund për të përkrahur popullin ukrainas. Dhurimi do t’i bëhet Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) për të ofruar ndihma humanitare drejtpërdrejt për ata që kanë nevojë.
Premier League gjithashtu ka dënuar ashpër sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës, teksa kanë bërë thirrje për paqe. Nëse Kina do të mbështesë Rusinë, Premier League do të tërhiqet edhe nga Kina.
The Premier League and its clubs today unanimously agreed to suspend our agreement with Russian broadcast partner Rambler (Okko Sport) with immediate effect and to donate £1 million to support the people of Ukraine
Full statement: https://t.co/r1SPpYLsRo pic.twitter.com/OKiqKbho68
— Premier League (@premierleague) March 8, 2022