MENU
klinika

'Përdorin përdhunimin si mjet lufte'

Prokurorja ukrainase akuzon ushtarët rusë: Abuzuan me një grua në sy të djalit

25.03.2022 - 10:45

Forcat ruse përdorin përdhunimin si mjet lufte. Kështu ka deklaruar prokurorja ukrainase Iryna Venediktova, duke akuzuar ushtarët e Moskës për përdhunimin e një gruaje në një shtëpi pranë Kievit. Kështu raporton Independent.

Ushtarët, tha Venediktova, hynë në shtëpinë në Brovary, në periferi lindore të kryeqytetit, ku vranë burrin e gruas dhe më pas sulmuan seksualisht gruan e tij para syve të djalit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rusë akuzohen për përdhunimin e vajzave dhe grave ukrainase