MENU
klinika

"Nuk tolerojmë, do përballeni me forcën e ligjit"

Protesta për çmimet/ Policia paralajmëron: Ndalni bllokimin e rrugëve!

10.03.2022 - 21:57

Policia e Shtetit i ka bëri thirrje protestuesve në Tiranë të mos bllokojnë rrugët pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Përmes një komunikate zyrtare policia paralajmëron protestuesit se nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin, që cënojnë rendin e sigurinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në vijim të protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale.

Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN