MENU
klinika

Shoqërohen disa persona

Tensionohet situata në Tiranë/ Protestuesit përplasen me policinë

10.03.2022 - 21:48

Tensionohet situata. Protestuesit përplasen me policinë. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë. Kjo e fundit gjithashtu ka zbritur më e fortë në terren.

Kanë mbërritur dhe forca të FNSH-së me kundragaz. Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.

Qytetarët të cilët kanë dalë në protestë nuk kanë pranuar që të shpërndahen edhe pas thirrjes së uniformave, pasi sipas tyre janë duke kryer vepër penale.

Më pas uniformat blu kanë ndërhyrë për të liruar rrugën, duke u përplasur me  protestuesit, ku jane shoqeruar per nje polici disa persona..

Protesta është përhapur në të gjithë kryeqytetin. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se qytetarët kanë bllokuar të dyja anët e Unazës së Vjetër. Disa janë ulur në tokë dhe kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.

Protestuesit iu kanë bërë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe t’iu bashkohen në protestë për rritjen e çmimeve.

Një grup është nisur drejt Zogut të Zi për të bllokuar dhe atje qarkullimin. Një pjesë e protestuesve kanë shkuar tek drejtoria e Policisë. Policia ndërkohë ka ndërhyrë duke kërkuar lirimin e rrugës dhe disa protestues që ishin ulur këmbëkryq janë larguar me forcë. Një grup protestuesish ka vijuar protestën në hyrje të Myslym Shyrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nafta nuk është luks, por mjet jetese”

Florian Binaj: Kur kryeministri ka ardhur në pushtet…