MENU
klinika

Rritja e çmimit të naftës ngre në këmbë qytetarët

Protestuesit bllokojnë rrugët me kazanë mbetjesh: Fikni makinat

09.03.2022 - 21:05

Për më shumë se tre orë qytetarët në Tiranë kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Pas kryeministrisë qytetarët u shpërndanë nëpër rrugët e Tiranës, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa janë vënë re edhe prani të forcave të policisë, qytetarët kanë nxjerrë në rrugë kazanët e mbeturinave për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.

“Fikni makinat dhe bashkohuni me ne”- ishin thirrjet e protestuesve.

Ndërkohë mjetet qe kane pasur emergjenca dhe autoambulancat kane gjetur mirëkuptimin e protestuesve duke u lejuar te kalojnë, ndërsa disa te tjerë kane ecur ne kundravajtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bllokimi i unazës nga protestuesit

Kaos dhe radhe kilometrike makinash e autobusësh