MENU
klinika

“Mos vendosi më shumë sanksione”

Putin paralajmëron: Kjo do të përkeqësojë marrëdhëniet midis nesh

04.03.2022 - 14:43

Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar shtetet fqinje që kundërshtojnë sulmet ruse në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë sanksione ndaj vendit të tij.

Presidenti rus tha gjatë një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve Rossiya 24: “Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë.”

Putin theksoi se qeveria e tij nuk sheh të nevojshme që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme, gjë që sipas tij “do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet mes tyre”.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht”, shtoi ai.

Paralajmërimi i Putin erdhi pasi disa ministra të jashtëm nga i gjithë Perëndimi do mblidhen në Bruksel për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë.

Putin gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të mëparshme se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse ndaj Ukrainës kanë ardhur “si përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Putin: Ukrainasit, gangsterë ekstremistë. Zelensky: Ulu bisedo me mua!

Momentet pikante nga fjalimet e dy presidentëve