MENU
klinika

I krijuar për t’i mbijetuar një lufte bërthamore

Putini fsheh familjarët në ‘qytetin nëntokësor’ siberian

01.03.2022 - 17:38

Vladimir Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një qytet nëntokësor në Siberi, raporton Daily Mail.

Bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, tha shkencëtari Valery Solovey.

Pretendimet e tij vijnë ndërsa Rusia godet Kievin dhe Kharkivin me sulme raketore, duke çuar në akuza se Putini po kryen krime lufte duke bombarduar civilë të pafajshëm.

“Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore. Ky bunker ndodhet në Altai. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”, tha profesori në një video.

Ai paralajmëroi: “Shpresoj se kjo do të thotë diçka për ju? Pse Presidenti dërgon familjen e tij në këtë bunker?”

Solovey, i cili pretendon se ka kontakte të brendshme në Kremlin, mendohet se i referohet një shtëpie të madhe që supozohet se është ndërtuar nga gjiganti i energjisë Gazprom rreth një dekadë më parë në rrethin Ongudaysky të Republikës Altai.

Ai nuk identifikoi anëtarët e familjes së Putinit që supozohet se janë dërguar në bunker, por më parë ka pretenduar se gjimnastja fituese e medaljes së artë, Alina Kabaeva, 38, është bashkëshortja sekrete e liderit rus.

Putin ka dy vajza Maria Vorontsova, 36 vjeçe dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeçe. Ai raportohet gjithashtu se ka një vajzë të quajtur Luiza Rozova si edhe një trashëgimtare 18-vjeçare e njohur si Elizaveta Krivonogikh, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie e presidentit rus me pastruesen Svetlana Krivonogikh, tashmë miliardere dhe pronare e një banke të madhe ruse.

Gjithashtu thuhet se ka fëmijë me sportisten Kabaeva.

“Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet të respektohet”, ka thënë Putin.

Solovey ka pretenduar më parë se Putin vuante probleme shëndetësore që i mbante të fshehura dhe ka marrë pjesë në rituale të çuditshme sekrete së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergey Shoigu.

Javën e kaluar, 61-vjeçari u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse për shkak të pretendimeve që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit në faqen e tij në Telegram.

Shtëpia e tij u kontrollua gjithashtu dhe u sekuestruan disa sende elektronike. Solovey u lirua më pas, por çështja nuk është mbyllur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alarmi i shërbimeve amerikane të zbulimit për orët e ardhshme

“Lukashenko do ‘hedhë’ ushtrinë e tij me 48 mijë trupa në Ukrainë”