MENU
klinika

Hetimet e SPAK

Rama mbledh sot kryesinë e Partisë Socialiste

30.03.2022 - 09:33

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë rozë.

Një ditë më parë Rama ka zhvilluar një takim pune me disa nga ministrat dhe me investitorë strategjik në Vilën qeveritare 31. Takimi ka zgjatur prej më shumë se një ore.

Mbledhja e kryesisë vjen në një kohë që ka zhvillime të rëndësishme, pas urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK, mes të cilëve është edhe deputeti Alqi Bllako.

Pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin si pjesë e dosjes së inceneratorëve, deputeti Alqi Bllako njoftoi lënien e mandatit. Përmes një postimi në rrjete sociale i zgjedhuri në qarkun e Tiranës thotë se është i tronditur nga kërkesa e SPAK, por e bën këtë nga detyrimi për të sqaruar të vërtetën përpara drejtësisë.

Bllako thotë se nuk ka nevojë për mburojë duke këmbëngulur në pafajësinë e tij. Ndërkohë që sot pritej të mblidhej Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, Bllako e hodhi vetë një hap të tillë duke lënë mandatin.

Reagimin e tij Bllako tha se mezi pret t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve. Vendin e Bllakos në Kuvend pas lënies së mandatit e merr Pandeli Majko që ishte renditur i 19-ti në listën e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci