“Pa atdhe nuk ka fè” – është baza e bektashizmit, që ka zënë fill relativisht vonë, por me ndikim shumë të madh.
Për historinë e hershme të bektashinjve në Shqipëri dihet pak, ndonëse mund të hamendësohet se ata janë themeluar mirë këtu nga fundi i shekullit XVI deri në mesin e shekullit XVII. Bektashinjtë vetë hyrjen e tyre në Shqipëri e zbresin deri në figurën e dëgjuar legjendare të Sari Salltëkut. Udhëtari turk Evlija Çelebiu, i cili kreu një udhëtim nëpër Shqipërinë jugore në verën e vitit 1670, gjeti një teqe bektashinjsh në Kaninë, afër Vlorës, dhe atë vend e përshkruan si më poshtë:
“Këtu gjendet edhe një teqe e Haxhi Bektash Veliut, gjithashtu e themeluar nga Sinan Pasha. Kjo teqe është e dëgjuar në mbarë Turqinë, Arabinë dhe Persinë. Aty gjenden edhe shumë njerëz të dhënë pas dijeve mistike dhe pasjetës së përkorë prej dervishi. Ndër ta ka disa djelmosha të hijshëm.
Udhëtarëve që u bie rruga dhe atyre që vijnë për t’u falur u nxirren nga kuzhina e qilari i teqes të ngrëna të mira, sepse të gjitha malet, vreshtat e kopshtet rreth e qark janë vakëfe të teqes. Pranë teqes, në një tyrbe madhështore, prehen themeluesi i saj, Gazi Sinan Pasha, bashkë me njerëzit e familjes e idhtarët e tij, që’ Perëndia i ndjeftë aty ku janë. shkurt, ajo është nje’ teqe e pasur dhe e dëgjuar dhe unë nuk gjej fjalë për ta përshkruar” (Seyahatname, VIII, 361a).
Tyrbja që përmend Evlija Çelebiu, e cila tashmë është zhdukur, ishte ende objekt adhurimi në kohën e vizitës së konsullit austriak Johann Georg von Hahn (1811-1869) në mesin e shekullit XIX Hahn-i shkruan: “[Pronarët e kalasë] janë pasardhës të pushtuesit të parë turk të kësaj zone, Sinan Pashait të dëgjuar të Konias, varri i të cilit mund të shihet në një teqe të vogël poshtë kalasë. Këtu vijnë për pelegrinazh nga anë e anës, sepse turqit e konsiderojnë Sinanin shenjtor (1854).” Kur Porta urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve të bektashinjve më 1826, teqeja bektashie e Kaninës i kaloi tarikatit Halveti. Tyrbja ku ndodhej teqeja u rrënua më 1971, por në “vendin e mirë” ka ende një gur të bardhë.
Ndër objektet e tjera të hershme bektashie ishte Teqeja e Tetovës në Maqedoni, e themeluar në fundin e shekullit XVI. Sipas gojëdhënës, Sersem Ali Dedei, vezir në kohën e Sulltan Sulejmanit (sund. më 1520-1566), pa në ëndërr Ballëm Sulltanin, pirin (nismëtarin, themeluesin) e dytë të tarikatit Bektashi, dhe e la detyrën e vezirit për të bërë jetën e një dervishi të thjeshtë në fshatin e Haxhi Bektashit, ku kishte lindur lëvizja e bektashinjve.
Para se të vdiste më 1569, ai e la amanet që gjithë pasuria e gjëja e tij të shiteshin dhe paratë të përdoreshin për të blerë tokë për një teqe në Tetovë. Teqeja u ndërtua ashtu si tha një Baba Harabati (Harabti), dhe ajo mori emrin e tij, Teqja e Baba Harabatit. Kjo teqe u zgjerua në fundin e shekullit XVIII e në fillimin e shekullit XIX me një numër ndërtesash dhe një kopsht të bukur, çka ekziston edhe sot si kompleks hotelesh. Që nga fillimi i shekullit XVIII e këndej, Teqeja e Tetovës ka shërbyer si seli mëmë (ashitanë) për shumë teqe të tjera në Kosovë e në Maqedoni.
Më 1780 pasoi ndërtimi i një teqeje bektashinjsh në Gjirokastër në kohën e Baba Asimit. Kjo teqe hodhi themelet e lëvizjes bektashiane në vetë Shqipërinë dhe mori rëndësi të veçantë në fund të shekullit XIX.
Ajo që duhet përmendur është se bektashizmi nuk është përkrahur vetëm nga shtresat e mesme dhe të ulta të poullsisë, por edhe nga kapedanët e prijësit e vendit, një ndër ta është edhe Pashai i Madh, Ali Pashë Tepelena. Shqiptarët qenë veçanërisht të prirur për të pranuar disa tipare të Bektashizmit, konkretisht tolerancën tradicionale dhe vlerësimin për fe të ndryshme, si dhe qëndrimin pa paragjykime ndaj bindjeve dhe praktikave të lidhura me to.
Madje disa venë re një vazhdimësi të disa praktikave të krishtera e para-të krishtera nën çadrën liberale të Bektashizmit. Për më tepër, bektashinjtë qenë të gatshëm të pranonin interesat dhe gjuhën vendëse, ndryshe nga myslimanët sunitë, të cilët e njëjtësonin veten kryesisht me kryeqytetin Osman dhe me gjuhën arabe.
Një pjesë e mirë e Shqipërisë jugore dhe e Epirit u kthye në bektashi në fillim nën ndikimin e Ali Pashë Tepelenës (1759-1822), i madhi e i tmerrshmi ‘Luan i Janinës,’ i cili edhe vetë ishte idhtar i këtij tarikati. Më 1826, katër vjet pas vdekjes së Ali Pashës, ky tarikat pati një rënie në Shqipëri, kur Sulltan Mahmudi II (sund. 1808-1839) i dha fund ekzistencës së trupës së jeniçerëve dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve bektashie në Perandorinë Osmane.
Megjithatë, bektashinjtë e morën veten përsëri gjatë periudhës së lëvizjes kombëtare shqiptare, Rilindjes, në fundin e shekullit XIX dhe, pa dyshim, është kjo lidhje me lëvizjen që solli popullaritetin e shpejtë të tyre. Shkalla e përqafimit të bektashizmit qe e tillë” sa që bektashinjtë erdhën e u formuan si një bashkësi fetare më vete dhe u bënë feja e katërt në Shqipëri.
Lidhur me, thënë kushtimisht, “bektashizimin” e shqiptarëve, në njërën nga këngët popullore shqiptare mes tjerash thuhet edhe kjo:
“Të keqen o Turballi
me dervishët që nxjerr ti
ç`i dërgon në Shqipëri
bën shqiptarët bektashi.”
E përveç Ali Pashës na del një tjetër figurë po aq e rëndësishme në “mbrojtje” të këtij besimi, i madhi Naim Frashëri, por çfarë thotë Frashëri për këtë fe? Në mbështetje të fakteve të shënuara dhe të dhënave të tjera për bektashizmin në Shqipëri, studiuesi boshnjak Xhemal Qehajiq, thotë se:
Aspiratat nacionale të shqiptarëve jo vetëm që janë zhvilluar, por ato edhe kanë filluar nga celulat e bektashinjëve.”Burim i rëndësishëm informacioni për besimin e bektashinjve shqiptarë është Fletore e Bektashinjet, e shkruar nga njëri prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqiptare, Naim bej Frashërit (1846-1900).
Frashëri, i cili ishte autor veprash fetare, kombëtare e didaktike, që luajtën rol të jashtëzakonshëm për Rilindjen kombëtare shqiptare në periudhën e fundit të shekullit XIX, kishte shpresuar se besimi liberal bektashi, me të cilin ai ishte lidhur që në moshë të njomë në fshatin Frashër, një ditë do të përqafohej si fe e re e të gjithë shqiptarëve. Meqë rrënjët i kishin si në Kuranin mysliman ashtu edhe në Biblën e krishterë, bektashinjtë kishin mundësi ta shpinin përpara çështjen e forcimit të bashkimit rreth tyre të njerëzve të ndarë nga fetë e ndryshme.
Naim Frashëri ishte idhtar i pavarësisë konfesionale të lëvizjes së bektashinjve shqiptarë nga selia qendrore, pir evi, në fshatin Haxhi Bektash Qoj (Haci Bektas Koy) të Anadollit dhe propozoi që në krye të lëvizjes të ishte një baba ose dede shqiptar.
Ai, gjithashtu, solli në përdorim terma shqip në vend të termave turqisht që përdoreshin më parë nga bektashinjtë shqiptarë: shq. atë në vend të turq. baba, dhe shq. gjysh në vend të turq. Dede, për t’i dhënë fesë bektashiane karakter kombëtar e për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët. Fletorja përmban një hyrje për besimin bektashi dhe dhjetë vjersha fetare, të cilat japin një tablo të rrallë të besimeve të këtij tarikati.
Ajo fillon kështu:
“Bektashinjtë besojnë Zot’n e math e të vërtetë, Muhamet-Alinë, Hadixhen’e Fatimenë edhe Hasan e Hysenë. Të dymbëdhjet’ imamëtë që janë: Ali, Hasan, Hysen, Zejnel-Abidin, Muhamet-Bakir, Xhafer-Sadik, Musa-Qazim, Ali-Riza, Muhamet-Teki, Ali-Neki, Hasan-Asqeri, Muhamet-Mehdi.
Kanë gjithë at’Alinë dhe mëmë Fatimenë. Besojnë dhe gjithë të Mirëtë, qëjane’ tëpar’e të pastajmë. Se besojnë mirësinë dhe asaj i falenë. Pa si besonj’ e duanë këta ashtu dhe Musan’ e Merjemenë dhe Isan’ e shërbëtorët’ e tija. Të parë kanë Xhafer-Sa-diknë’ edhe plak Haxhi-Bektash- Velinë, q ‘ështe’ ng ‘ajo derë. Këta të gjithë kane’ thënë: “Bëj mir’ e mos bëj keq. ” Kësaj fjale i kanë prurë bese’ bektashinjtë. E vë’rteta dh ‘e drejta, edhe mëndja e urtësija dhe gjithë mirësitë mbretërojnë në kët’ udhë.
Bes’ e bektashinjve është udh’ e gjerë, që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Më nj’anë ka lulet’ e diturisë, m ‘anët tjatër të’ së vërtetësë. Pa dituri e pa të vërtetë’ dhe pa vëllazëri s ‘munt të bënetë njeriu bektashi i vërtetë. Ndaj bektashinjet gjithësija është’ vetë Perëndia”.
Pavarësisht nga një panteizëm dhe universalitet i tillë, besimi bektashian i Naim Frashërit ka një frymë kombëtare të theksuar: “Nukë vetëm në mest te’ tyre bektashinjtë, po dhe me gjithë njerëzine’ janë’ vëllezër ‘e shpirt. Duanë si shpirtin ‘e tyre dhe të tjerëtë, mysliman ‘e të krishterë, dhe shkojnë mir’e bukure’ me gjithë njerëzinë.
Po më shumë duane’ Mëmëdhenç edhe mëmëdhetarëtë, që kjo ështe’ m ‘e mire’ nga gjithë të miratë… Të’përpiqenë dit’e natëpër atëkomp q’i quan Ate’ epërgjërohetëpër ata, te’punojnë’ bashke’ me parësin’ e me pleqësinë për shpëtim të Shqipëris’ e të’ shqipëtarit për diturit epër qytetërit të’ Kombit e te’ Mëmëdheut të tyre; për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit’ e mbarësitë”
Dita e Nevruzit ose dita e Sulltan Nevruzit shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.
Në këtë ditë çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Nevruzi do të thotë “Dita e re” nga persishtja dhe Sulltan do të thotë “Mbret”, pra, Nevruzi Sulltan do të thotë “Mbret i gjithë ditëve”. E ka origjinën qysh herët.
Në Shqipëri, filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi, në shekujt XIII.
Naimi e ka cilësuar: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vetë Zoti”. Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për të gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qënë krahu i djathtë i Profetit. Prandaj, kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe nga më të bekuarat të vitit.
Ai ka lindur më 22 mars, është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë Imamëve. Imam Aliu është i pari i besimtarëve i pajisur me dituri hyjnore nga vetë Profeti Muhammed (a.s.), i cili thotë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij”; “Inteligjenca u pjesëtua në dhjetë pjesë: nëntë pjesë i ka Aliu, dhe një pjesë gjithë njerëzia” ose “Unë me Aliun jemi si Haruni me Musain”;
Ceremonia e Sulltan Nevruzit
“Kush do Alinë më ka dashur mua, kush më do mua, ka dashur Zotin, dhe kush urren Alinë, më ka urryer mua, kush më urren mua, ka urryer Zotin”. Prandaj me të drejtë u quajt prijës i besimtarëve, dijetarëve që bënë epokë të artë e që i dhanë njerëzimit mbarë dritë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për çlirimin e shpëtimin njerëzor.
Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm i drejtësisë, sa bektashinjtë betohen: Ja Muhamed -Ali! Në këtë ditë madhështore nis stina e pranverës, ekuinoksi pranveror, ku dita i merr natës dhe drita errësirës. Madje në një fragment të caktuar sekondi gjatë ndërrimit të orëve për mbërritjen e datës 22 mars, të gjithë krijesat frymore ose jo, i falen Perëndisë sepse sot çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri. Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe dhe dashuri.
Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Në Shqipëri, Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1992. Besimi Bektashian ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë, Maqedoni si dhe në gjithë njerëzimin dhe ka institucione përfaqësimi në 31 shtete të tjera të botës. Dita e Nevruzit festohet edhe në vende të tjera të botës myslimane në data që variojnë nga 20 deri më 26 Mars si: Afganistan, Azerbaixhan, Bullgari, Francë, Greqi, Gjeorgji, Gjermani, Kirgistan, Kosovë, Irak, Iran, Itali, Kazakistan, SHBA, Shqipëri, Taxhikistan, Turkmenistan, Turqi, Uzbekistan, Zvicër etj…
IMAM ALI
Imami Aliu është i biri i Abu Talibit, të birit të Abdyl Mytalibit nga fisi Hashimi. Është Imami i parë dhe i ati i 11 Imamëve. Ka shumë mbiemra dhe tituj, për të cilët më të përmendura janë: Myrteza, Hajdër, Essedull-llah, Galip, Ebu Turabë, Shahi Merdan, Shiri Jezdan dhe Shahi Vilajet, të cilat i fitoi nga veprat dhe nga sakrificat që bëri për hir të së vërtetës.
Ka lindur 11 vjet përpara se t`i vinte Profetësia Profetit Hazretit Muhammed (a.s.), d.m.th. 23 vjet përpara emigrimit më 22 mars të vitit 600 pas Krishtit, që quhet dita e madhe NEVRUZ e 13 – ta e Hënës të muajit Arab Rexhep, ditën e Premte. Ka lindur brenda në shtëpinë Hyjnore Qabe këtë ngjarje e vërtetojnë të gjithë dijetarët, e ka vërtetuar edhe Qeshfiu, duke thënë: “Detyrimi i vizitimit të Qabes është bërë vetëm e vetëm, sepse është lindur Aliu i biri i Ebu Talibit aty”.
Është i katërti djalë i Ebu Talibit. E ëma e tij quhet Fatime, e bija e Esedi Hashimit. Pas të nderuarës Hatixhe, është i dyti që e pranoi dhe e besoi Profetin Hazreti Muhammed (a.s.) kur në atë kohë, ishte diku 13 vjeç. Një ndër ngjarjet që dëshmon besnikërinë e tij është edhe ajo e Natës së Emigrimit.
Kur ka emigruar Profeti Hazreti Muhammed (a.s.) për në Medine, ku Imamin Ceremonia e Sulltan Nevruzit, Aliun e ka lënë në Mekë dhe e ka porositur që të flinte në shtratin e Tij, duke i lënë dhe disa amanete për besnikët që mbetën atje. Të nesërmen, mbasi i mbaroi porositë, pa e marrë vesh Myshrikët (kundërshtarët) është nisur dhe Imami për në Medinë me gjithë fëmijët. Me përjashtim të luftës Tebukut, ka ndodhur në të gjitha luftrat që janë bërë në kohën e Hazretit Muhammed (a.s.) ku ishte dalluar me trimërinë që i është vërtetuar me fjalën Hyjnore dhe Ajete Kuranore që thonë: “S’ka trim përveç Aliut, s’ka shpatë përveç Zylfikarit”.
Vetëm në luftën e Uhudit, kur u rrethua Profeti Muhammed (a.s.) nga armiqtë thirri në ndihmë Xhebrailin, i cili i ka thënë: “Thirr Alinë për ndihmë” dhe ia ka mësuar për herën e parë ,Nadi Alinë (lutje). Në shumicën e luftrave ka qenë flamurtar i Islamit. Mbi lavdërimin e Imami Aliut ka shumë ajete Kuranore të madhnueshme dhe me fjalë Profetike të panumërta. Mbas vrasjes së Osmanit, në vitin `35 të Emigrimit (Hixhrit) me një zë është zgjedhur Imami Halife, më parë nga të gjithë të tjerët i kanë zënë dorën dhe e kanë pranuar, Telhaj dhe Zyberi.
Siç shkruajnë historianët, Imam Aliu nuk la mënyrë dhe përpjekje pa bërë për të ndaluar gjakderdhjen e vrasjen, por kjo qe e pamundur.
Mbas një kohe nga dhelpëritë dhe intrigat e kurdisura prej të pabesit Mavije, të birit të Ebu Syfjanit, Telhaj dhe Zyberi thyen besën duke marrë me vete dhe Aishen dhe shkuan në Basra për të mbledhur fuqi duke pretenduar se do të kërkojnë gjakun e Osmanit, gjë e cila ishte fare pavend. Imami Ali bisedoi për herën e parë me Ebu-Ej-jubi Ensarin për t`i këshilluar që të heqin dorë nga kjo vëlla – vrasje por mjerisht s’qe e mundur t’ju mbushte mendjen, dërgoi dhe disa delegatë të tjerë e më në fund Imami Hasanin por dhe kjo qe e kotë. Krisi lufta në të cilën u vranë Telhaj, Zyberi dhe Aisheja u zu rob.
Aishen e dërgoi në Medine me anën e vëllait të saj Muhammedit, të birin e Ebu Beqirit. Kjo luftë quhet lufta e Qomelit (e Deves). Mavija i mallkuar gjeti rast dhe mblodhi një fuqi të madhe me parrullën “kërkojmë gjakun e Osmanit”, e sulmoi qytetin e Qofes të cilin Imami Aliu e kishte bërë si kryeqytet.
Imami Aliu i dërgoi disa herë delegatë që të mos bëhet shkak të vriten myslimanët njëri me tjetrin, por ishte e pamundur që ai të hiqte dorë sepse e shtynte i mallkuari Amri Beni Asi. Imami Aliu dërgoi një ushtri nën komandën e besnikut dhe trimit të madh Maliq Eshderit i cili e mundi ushtrinë e Mavijes por Mavija përveç që mobilizoi një ushtri të madhe zuri dhe ujin e lumit Eufrat për të mos pirë ujë ushtrija e Imamit.
Në vitin `30 të Emigrimit filloi lufta e përgjakshme, në vendin e quajtur Saffejn; Lufta vazhdoi 100 ditë rrjesht ku janë zhvilluar më tepër se 90 përpjekje, e janë vrarë prej ushtrisë së Imamit 25.000 dhe prej ushtrisë së të mallkuarit 45.000 që bëhet shuma e të vrarëve në këtë luftim 70.000 vetë. Në këto luftime shumë nga shokët personal të Profetit Hazretit Muhammed (a.s.), kanë mbetur të vrarë, midis tyre ka mbetur i vrarë në fushën e betejës dhe Amri i biri i Jasirit, për të cilin Profeti Muhammed në të gjallë të tij kishte thënë : “Amri do të bëhet dëshmor nga ana e një ushtrie rebele e cila nuk ka të bëjë me besimin mysliman.”
Kur mori vesh ushtrija e të mallkuarit Mavije, se ra dëshmor prej dorës së tyre Amri i biri i Jasirit, filluan të shpërndaheshin dhe zunë të dezertojnë, por i mallkuari me dinakëritë e tij, i bindi duke ju thënë disa gënjeshtra dhe i mallkuari Amri i biri i Asit, mori disa fletë të Kuranit dhe i vuri mbi syngjitë e Ushtrisë së Mavijes, duke i bërë apel ushtrisë së Imamit me parulla të shkruara:” Mos luftoni me librin e Zotit”.
Kjo djallëzi e kurdisur i bëri përshtypje ushtrisë së Imamit sadoqë ai e kuptoi dhe i këshilloi ushtrinë e tij që të mos gënjehej se libri i Zotit është në zemrën dhe krahërorin e njeriut, por ata u gënjyen me pretendimin e të mallkuarit që thoshte se këtë punë le ta zgjidhin dy pleq, njëri prej anës së Imamit e tjetri prej anës së Mavijes; pasi e pa se ushtria e tij (Mavija) po humbiste luftën, u demoralizua dhe me këtë dinakëri bëri që të fitonte luftën ndaj Imamit. 11 Ceremonia e Sulltan Nevruz-it Këtë vendim disa prej ushtrisë së Imami Aliut e refuzuan dhe dolën kundra tij të cilët quhen “Harixhinj”, kështu Imami pa përfunduar çështja me Mavijen u detyrua të luftojë Harixhinjtë dhe hapi luftë me ta në vendin e quajtur Nehrivan.
Në vitin `38 të Emigrimit, filloi lufta e përfundoi me shkatërrimin e krejt Harixhinjve shumica e të cilëve u vranë e ata që mbijetuan u arratisën. Mavija dhe i deleguari i tij Amri nuk lanë djallëzi pa përdorur, kurse Imami Aliu ndiqte gjurmët e Hazretit Muhammed (a.s.) pikërisht pse është i vetmi njeri në botë që s’ka gënjyer asnjë njeri për të përfituar politikisht ose ekonomikisht. Imami Aliu mundohej gjithmonë të bindte Mavijen me këshilla e letra, kurse Mavija me dhelpëritë e tij dërgonte njerëz në Egjypt, Hixhazë, Jemen e të tjera vende dhe i gënjente me premtim gradash e të hollash. Në Egjypt Mavija dërgoi Amrin të birin e Ebu Beqirit e zuri rob Muhammedin dhe e dogji në zjarr, ky ishte i dërguari i Imami Aliut në Egjypt.
Në vitin `40 të Emigrimit, të 19 ditë të Ramazanit, duke qenë Imami Aliu në xhami të Qofes dhe duke u falur mëngjezi, me një shpatë të helmatosur i ra krimineli i quajtur Abdurr-rrahman Mylxhemi dhe e plagosi rëndë dhe mbas dy ditëve nga kjo plagë ndërroi jetë. Ceremonia e Sulltan Nevruz-it 12 Është larë nga të tre djemtë e tij Imami Hasan, Imami Hysen e Muhammed Hanefiu dhe nga Abdull-llahu i biri i Xhaferri Tajarit dhe është varrosur në vendin e quajtur Nexhef, ku është Tyrbeja e Tij Madhështore dhe e cila vizitohet nga cdo anë e botës Myslimane.
Imami Aliu ishte bujar, i drejtë, i gjykueshëm, i urtë e shumë i mëshirshëm, fytyrë qeshur, trim, i ditur, orator, vjershëtar, shkurt në kohën e tij sipas besimit tonë as ka pasur as do të ketë në faqen e dheut një njeri që t`i ketë përmbledhur të gjitha virtytet si personi i Tij.
Ka shumë vepra të mira Mrekullira e Shenjtërira ndër të cilat vetëm pak janë të publikuara e të tjerat ruhen nga besnikët e tij, të cilët i ruajnë dhe i respektojnë si sot e pas kësaj. Sipas kallëzimit të disa historianëve thuhet që ka patur shumë fëmijë, shumicën prej tyre i ka marrë nën ombrellën e tij për t`i mbrojtur. Imami Hasanin, Imami Hysenin, si dhe Myhsinin që është thirrur (Muhammed Ekber) i ka me Hazreti Fatimen dhe disa prej këtyre fëmijëve kanë rënë dëshmorë në Qerbela, bashkë me Imami Hysenin. Imami Aliu nga trupi është mesatar, ngjyrë gruri, symadh, buzëqeshur, pa lesh mbi ballin e kokës, ishte shumë i thjeshtë dhe vishej gjithmonë me rroba si të varfrit, hante bukë pak dhe me uthull, ç’të kishte nuk e rezervonte por jua shpërndante të vobektëve.
Kur u bë dëshmor, ishte në moshën 63 vjeç, me mjekër të bardhë.