MENU
klinika

Bie zjarr në fshatin Hekal

Rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

20.03.2022 - 11:07

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Bylis të Mallakastrës. Zjarri ka rënë në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me shkurre e pemë, pasi është favorizuar nga era.

Sipas burimeve, fatmirësisht flakët e zjarrit nuk kanë rrezikuar banesat dhe deri më tani raportohen vetëm bimë kryesisht pemë ulliri.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.