MENU
klinika

Fatkeqësia më e rëndë ajrore në Kinë në më shumë se një dekadë

Rrëzohet avioni me 132 persona në bord, asnjë i mbijetuar

22.03.2022 - 16:42

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur pas rrëzimit të avionit të linjës ajrore në kodrat në Guangxi.

Rrëzimi i Boeing 737-800 me 132 persona në bord të hënën është fatkeqësinë më të rëndë ajrore e Kinës në më shumë se një dekadë.

Avioni po fluturonte nga Kunming në Guangzhou, por nuk arriti dot në destinacion duke u përplasur në një zonë pyjore. Pasi u rrëzua, Boeing shpërtheu në flakë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur sendet personale të disa prej personave në bord, përfshirë edhe mjete identifikimi.

Shkaku i rrëzimit s’dihet ende ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi viktimat apo për të mbijetuarit.

Sipas China Youth Daily, hetuesit në terren, të cilët po përballen me terrenin e vështirë dhe motin e keq, nuk e kanë gjetur kutinë e zezë të avionit, që përmban të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit të kabinës dhe mund të çojë në zbulimin e arsyes së tragjedisë.

Kuleta, karta identiteti dhe copëza telefoni janë midis sendeve personale të shpërndara në tokë, raportoi China Youth Daily.

“Mbetjet avionit u gjetën në vendngjarje, por aktualisht, asnjë nga të zhdukurit në bordin e avionit nuk është gjetur”, tha transmetuesi shtetëror CCTV.

Avioni humbi kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror mbi qytetin Wuzhou. Në minutat para katastrofës, ai kishte qenë në një lartësi prej rreth 8,900 metra, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit nga FlightRadar24.

Më pas, avioni u rrëzua aq shpejt sa u ra më shumë se 7.600 metra në më pak se dy minuta.

Pas disa avionë u përplasën në vitet 1990 dhe 2000, Kina bëri një sërë përmirësimesh gjithëpërfshirëse të sigurisë.

Fatkeqësia e së hënës është përplasja e parë ajrore vdekjeprurëse në vend që nga fatkeqësia e Henan Airlines në vitin 2010, ku humbën jetën 44 nga 96 persona në bord.

Mbledhja e informacioneve dhe provave gjatë hetimit për rrëzimin e një avioni modern mund të zgjasë muaj ose më shumë.

Raporti përfundimtar për rrëzimin e Henan Airlines në vitin 2010 nuk u publikua deri gati dy vjet më vonë.

Ndërkohë, China Eastern Airlines po kontakton të gjitha familjet e viktimave, sipas CCTV. Autoritetet e Ëuzhou kanë dërguar dhjetëra autobusë dhe taksi për të marrë familjarët e personave në bordin e avionit.

“Kjo është pjesa më e vështirë e te qenurit hetues aksidentesh, të merresh me familjet”, tha Soucie. “Ajo që familjet duan në këtë pikë është të marrin çfarëdo mbetje që munden nga viktimat e aksidentit. Në këtë rast, nuk do të ketë shumë për të marrë.”