MENU
klinika

Si e priti Yuri Kim

“Rroftë miqësia shqiptaro-afgane!”- Edi Rama ironizon rektorin e Bujqësorit

18.03.2022 - 13:25

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta gjatë takimit me përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Rama foli për fjalimin e rektorit të universitetit duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partië.

“Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore.

Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare”, u shpreh Rama.

Replikat me Yuri Kim

Edi Rama: Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore.

Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptaro-afgane.

Yuri Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.

Edi Rama: Do pushohet përkthyesi tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganëve”

Yuri Kim: Të gjithë ju kanë parë me admirim dhe ne duhet…