MENU
klinika

“Shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganëve”

Yuri Kim: Të gjithë ju kanë parë me admirim dhe ne duhet…

18.03.2022 - 12:49

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka vlerësuar pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, ku mes tyre janë edhe disa studiues, të cilët po marrin mësime në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në fjalën e saj në ceremoninë nënshkrimit të marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Michigan, Kim u shpreh se shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganeve dhe kjo duhet të merret shembull nga të gjithë.

“Të gjithë kemi parë si shpërtheu dhuna në Afganistan. 12 studiues dhe familjet e tyre u larguan. Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre, duke na treguar se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar.

Nuk kam për ta harruar humanizmin që populli shqiptar tregoi atë ditë. Kjo nuk është diçka për ti dhënë vlerësim një personi, por një vlerësim për të gjithë popullit.

Ajo që qeveria bëri në emër të popullit tuaj, është diçka që u bë për shkak të karakterit që keni. Bota ju ka parë me admirim dhe ne duhet të ndjekim shembullin tuaj.

Falë përpjekjeve të gjithëve këtu SHBA dhe qeveria shqiptare, universiteti i Miciganit sot jemi këtu për të siguruar që ata që kanë ardhur në

Për të siguruar që studiuesit në Shqipëri dhe amerikan të kenë mundësi të punojnë bashkë dhe të ndajnë pikat e tyre e dobëta.

Ne punojnë së bashku drejt një qëllim të përbashkët për t’iu përgjigjur situatave të vështira.

Sot ne festojmë një partneritet të ri mes dy universiteteve shtetërore. Ky partneritet do të ndërtojë ura të reja komunikimi dhe do të hapë dyer të reja”, u shpreh Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: "...Shqipëria është një vend shumë i mirë"

Afganët: Kur na thanë që do vijmë në Shqipëri kërkova ku ndodhet