MENU
klinika

“U përdorën raketa hipersonike”

Rusia bombardon Ukrainën nga Deti i Zi, ai Kaspik dhe nga Krimeja

20.03.2022 - 11:04

Rusia ka bombarduar Ukrainën me raketa që nga Deti i Zi dhe Deti Kaspik. Po ashtu, pushtuesi ka lëshuar raketa hipersonike nga hapësira ajrorë e Krimësë. Kjo sipas asaj që ka njoftuar sot ministria e Mbrojtjes ruse, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov njoftoi se Rusia kishte kryer sulme kundër infrastrukturës ushtarake të Ukrainës natën e kaluar dhe këtë mëngjes.

“Raketat Kalibr u lëshuan nga ujërat e Detit të Zi kundër uzinës Nizhyn që riparon automjetet e blinduara ukrainase të dëmtuara në luftime.”

Neë York Times po raporton se një sulm në kazermat detare në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të premten vrau më shumë se 40 marinsa.

Në morgun e qytetit, trupat e dhjetëra marinsave me uniformë u vendosën krah për krah në një zonë magazinimi. Sipas NYT, një punonjës morgu që patën mundësi ta kontaktonin nuk e specifikoi numrin e të vdekurve të sjellë nga vendi i sulmit.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do ta bënte atë një nga sulmet më vdekjeprurëse të njohura ndaj forcave ukrainase gjatë luftës.