MENU
klinika

S O V R A N I T E T I

Sfida e vërtetë politike, ende ajo e Ajnshtajnit

02.03.2022 - 19:19

          Krijimi i “një autoriteti legjislativ dhe gjyqësor, me të drejtën për të zgjidhur të gjitha konfliktet”

 Përse lufta? Kjo qe tema e zgjedhur nga Albert Ajnshtajni në vazhdën e ftesës, drejtuar Lidhjes së Kombeve, për të folur me një person miratuar prej tij, për një çështje me interes të përgjithshëm. Ajnshtajni zgjodhi Sigmund Frojdin si bashkëbisedues, të cilit, i dërgoi një letër në vitin 1932, që përmbante katër pyetje vendimtare, të renditura në një sekuencë të ngushtë./Konica.al

“A ka ndonjë mënyrë, për të çliruar njerëzit nga fataliteti i luftës?”

“Si është e mundur që pakica e njerëzve […] arrin të skllavërojë për babëzinë e vet, shumicën e njerëzve që, nga lufta u duhet vetëm të vuajnë dhe të humbasin?”

“Si është e mundur që masa e le veten të përflaket […] deri në pikën e tërbimit dhe holokaustit të vetvetes?”

“A ekziston mundësia për të drejtuar evolucionin psikik të njerëzve, në mënyrë që ata të jenë të aftë, t’i rezistojnë psikozave të urrejtjes dhe shkatërrimit?”.

Pyetjet shtruar nga Ajnshtajni, aktualisht nënkuptojnë lexim të saktë të pyetjes primare.

Në të vërtetë, Ajnshtajni beson se “njeriu ka brenda vetes, kënaqësinë e urrejtjes dhe shkatërrimit” dhe për rrjedhojë, pyet Frojdin nëse ka një mënyrë për të orientuar psikikën e njerëzve në drejtim të kundërt me luftën. Ndër të tjera, Frojdi i përgjigjet se duhet të pyesim veten, për arsyet e indinjatës së përhapur ndaj luftës, duke parë sesa duket, në realitet, përputhja me natyrën psikike të njeriut. Natyra karakterizohet nga shtytje agresive, të cilat së bashku me ato erotike përfaqësojnë një dhuratë organike për secilin prej nesh”. Sidoqoftë, sipas Frojdit, ne indinjohemi “sepse çdo njeri ka të drejtën e jetës, sepse lufta shkatërron jetë njerëzore, plot premtime, i vendos individë të ndryshëm në kushte që i çnderojnë, i detyron, kundër vullnetit të tyre, të vrasin të tjerët, shkatërron vlerat të çmuara materiale, produkt i punës njerëzore”. Me fjalë të tjera, ne jemi të indinjuar sepse lufta është kundër qëndrimit psikik të përcaktuar nga procesi i vendeve të qytetëruara. Për këtë, shton Frojdi, jemi pacifistë. Ne jemi kundër luftës, sepse “thjesht, nuk e durojmë dot më, nuk është thjesht një refuzim intelektual dhe emocional, tek ne pacifistët është një zemërim kushtetor”.

Të lexosh këtë dialog e bën njeriun të perceptojë gjithnjë e më shumë se, sa e “pacivilizuar” është lufta agresive e Rusisë kundër Ukrahinës.

Një luftë që përfaqëson një shkelje të qartë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe që rezulton në një akt dhune ndaj një vendi që ka zgjedhur rrugën demokratiko-liberale. […] Nga ana tjetër, spikat mungesa e institucioneve sovranokombëtare të afta, efektive për të qeverisur fenomene gjithnjë e më globale. Ajo që kemi arritur deri tani, për sa i përket institucioneve që janë ngritur me një synim të ngjashëm, është shumë pak.

Njerëzimi duhet dhe ende ”duhet”, ta përkthejë në praktikë aksiomën që vetë Ajnshtajni i propozon Frojdit, duke ndjekur një linjë që vjen nga Kanti

“Projekti për një paqe të përhershme” dhe kalon përmes Kelsenit: “Problemi i sovranitetit: “kërkimi për sigurinë ndërkombëtare nënkupton, që çdo shtet heq dorë, brenda kufijve të caktuar, nga liria e veprimit, pra nga sovraniteti i saj dhe është e qartë se nuk ka rrugë tjetër, për të arritur një siguri të tillë”./Konica.al

Sovraniteti mbetet problem, për aq sa nënkupton vetë perspektivën e mungesës së kufijve. 

Sfida e vërtetë politike është ende ajo e nisur nga Ajnshtajni, përkatësisht krijimi i “një autoriteti legjislativ dhe gjyqëso,r me të drejtën për të zgjidhur të gjitha konfliktet”. Rruga është e përpjetë dhe nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të lojtarëve kryesorë globalë, por nga këtu kalon qytetërimi politik. Ndëshkim i ekspozimit të përsëritur dhe të vazhdueshëm ndaj të gjitha vuajtjeve, dëmeve dhe rreziqeve që sjellin luftërat e agresionit./Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ateistët si shenjtorë

Albert Ajnshtajni: Pse besojmë?


"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye