Pavarësisht sanksioneve të vendosura, Perëndimi ende po i paguan Rusisë më shumë se 1 miliard dollarë në ditë për furnizimin me gaz dhe naftë.
Plotë 1 miliard dollarë në ditë shkojnë drejt Putinit për të financuar më pas pushtimin e tij prej 15 miliardë dollarësh në Ukrainë.
Ekonomia ruse mbetet në një krizë totale këtë të martë pasi vendet perëndimore rritën sanksionet dhe bën që rubla të rrëzohej në nivelin më të ulët historik.
Varësia nga rubinetat e naftës dhe gazit rus, bën që Evropa dhe SHBA të blejnë ende pothuajse 1 miliard dollarë në ditë nga Rusia.
Britania e Madhe gjithashtu importon sasi më të vogla nga Rusia.
Megjithatë, pavarësisht injektimit të madh ditor të parave nga Perëndimi, Kremlini po përballet me probleme të paprecedentë likuiditeti. Banka e saj qendrore, e cila ngriti normat e interesit në 20% dje, pritet t’i drejtohet aleatit të saj Kinës në përpjekje për t’i shitur Pekinit asetet kineze me vlerë deri në 77 miliardë dollarë. Britania, BE-ja dhe SHBA-ja presin të shohin se deri ku Presidenti Xi është i gatshëm të mbështesë Putinin dhe luftën e tij.
Është populli rus ai që po paguan çmimin për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, pasi monedha e vendit ra 30% ditën e djeshme kundrejt dollarit amerikan.