MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shenjat që paralajmërojnë probleme me tiroiden

20.03.2022 - 11:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat që paralajmërojnë se po zhvilloni probleme me tiroiden

Mjeku: Nëse po i përjetoni disa apo të gjitha këto simptoma, bëni një vizitë tek mjeku dhe kryeni teste për gjëndrat e tiroides dhe ato dhjamore.

Lodhja fizike, mendore dhe emocionale, edhe pse keni fjetur mirë natën apo keni bërë një pushim të shkurtër.
Vështirësi në përqendrim apo për të fjetur.
Humbja interesit për t’u stërvitur.
Ndryshime në oreks – humbje ose shtim të oreksit.
Ndiheni shumë të nervozuar dhe të mërzitur – mund të acaroheni edhe nga gjëra të vogla.
Ndiheni vazhdimisht të shpërqendruar – në punë, nga ana sociale dhe emocionale.
Dobësi, plogështi.
Ndiheni të pakënaqur me punën, jetën personale. Duket sikur asgjë nuk po përmirësohet.
Prekeni shpesh nga sëmundjet – ftohja dhe gripi, problemet me stomakun dhe tretjen, dhimbje shpine ose koke.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga dëshirë për të përtypur akull deri tek...

10 mënyra me të cilat trupi juaj po thotë se diçka nuk shkon

Nga rënia e flokëve tek shtimi në peshë

5 shenjat që paralajmërojnë se vuani nga gjëndra tiroide