MENU
klinika

Me tyre të moshuar

Shqiptarët ikin drejt Britanisë edhe me avionë privatë

28.03.2022 - 10:11

Emigrantët shqiptarë udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe jo vetëm me kamionë e motobarka shpeshherë të rrezikshme, ndërsa kalojnë brigjet nga Francë për shtetin ishullor, por edhe me avionë privatë.

Katër shtetas shqiptarë u ndaluan së fundmi nga autoritetet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Një pilot avioni privat i quajtur Richard Styles u vendos nën akuzë. Ai akuzohet se ka kryer fluturimin e jashtëligjshëm të katër shtetasve shqiptarë drejt vendit ishullor.

Fluturimi sipas mediave britanike, është kryer të enjten e javës së shkuar, ndërsa avioni i vogël me dy motorë ishte nisur nga Belgjika. Burri 52-vjeçar u shfaq para gjykatësve në Northampton të shtunën, ku ai deklaroi se ishte i pafajshëm.

SHQIPTARËT

Emigrantët shqiptarë që u kapën duke fluturuar me avion drejt Britanisë, nuk ishin vetëm të rinj, por edhe një 64-vjeçar, ndërsa më i riu prej tyre është një 21- vjeçar. Midis katër personave ishte edhe një grua.

Styles u ndalua së bashku me katër shtetasit shqiptarë, pasi oficerët e Policisë së Northamptonshire, të ndihmuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit ndaluan taksinë e tyre teksa po largohej nga fusha ajrore.

Operacioni u mbështet gjithashtu nga Forcat Kufitare dhe Autoritetet e Emigracionit. Styles, pa vendbanim të caktuar, u dërgua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Leicester Crown më 25 prill. Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA-së, Jacque Beer, tha: “Ne e dimë se kontrabandistët e njerëzve përdorin një sërë metodash për të tentuar të shkelin kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe ne mbetemi aktiv ndaj kërcënimeve.

Duke punuar me partnerët tanë të zbatimit të ligjit, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndaluar ata”.

“Aviacioni dhe komuniteti lokal mund të luajnë një rol jetik në parandalimin e krimit në kufi dhe nëse punoni në industrinë e aviacionit, jeni një pilot i mprehtë ose jetoni në vend, duhet të raportoni menjëherë çdo aktivitet të pazakontë ose të dyshimtë në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar”, apeloi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lehtësira pas 11 Shkurtit për emigrantët shqiptarë

Gjermania drejt njohjes së patentave, pa provime në teori…

Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”