MENU
klinika

Rekord çmimi i naftës

Shtrenjtohet bileta e linjave interurbane

09.03.2022 - 12:45

Në terminalin  e transportit interurban për  në juglindje, qytetarët u shprehën se çmimi i biletës për në linjat Tiranë-Librazhd dhe Tiranë- Korçë është rritur me 100 lekë ndërsa drejtuesit e mjeteve u kanë thënë se pritet që të ketë edhe më shumë rritje në ditët në vijim.

Ju keni udhëtuar nga Korça në Tiranë, sa është çmimi i biletës?

“Sot më thanë 7 mijë lek, pardje kam ardhur me 6 mijë lek”, tha një qytetar.

E njëjta problematikë vihet re në terminalin e Fierit, ku çmimi i biletës së autobusit për linjën Tiranë Fier nga 400 ka shkuar në 500 lek.

“Po po është rritur bileta, por jemi të detyruar të lëvizim për halle familjare. Patjetër që na rëndon ku i kemi lekët me rroga 300 mijë lek”, tha një qytetare.

Rritja e çmimit të karburantit ka reflektuar dhe çmimin e biletës së urbanit në linjën Sarandë-Ksamil, nga 100 ka shkuar në 1500 lek. E njëjta rritje çmimi konstatohet edhe në linjat urbane Sarandë – Delvinë.

Por e kundërta ndodh me shërbimin interurban në Vlorë. Operatorët e transportit thonë se rritja e çmimit të biletës nuk mund të kryhet pa miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Vlorë Ne nuk mund të rrisim çmimin e biletave pa një miratim nga Ministria e Financave. Ne kemi kërkuar rishkimin e çmimeve nga ministria e Intrastrukturës”, tha një operator.

Në Gjirokastër shoferet e operatorët e licencuar për transport kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të mbajtur nën kontroll çmimet.

“Shteti nuk po vepron për çmimet. Kemi mbetur pa punë, njerëz nuk ka nafta rritet çdo ditë”, tha një drejtues furgoni.

Pavarësisht ankesave çmimet në Gjirokastër për transportin interurban ende nuk kanë pësuar ndryshime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Azi kërkesa po kthehet në normalitet

Çfarë parashikohet për naftën këtë javë?

Nga Financial Times/ Mungesa e gazit

Çfarë po e shkakton krizën energjetike të Evropës?


Atentati me katër viktima në Dobraç

AMP arreston 4 punonjës të policisë Shkodër

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit/ “Shumica derdhin lot krokodili”

Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj!