MENU
klinika

Urimi prekës i Ramës

Sot 8 Marsi, festë dhe protestë, historia e ditës ndërkombëtare të gruas!

08.03.2022 - 10:49

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Kjo bëhet përmes organizimit të aktiviteteve nga më të ndryshmet.

Si e ka zanafillën kjo ditë?
Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabrikën “Triangle”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.

Asokohe pati mjaft marshime, protesta e greva, por asnjë prej tyre nuk u zhvillua në 8 mars. Kjo datë do të shfaqet vetëm në vitin 1914 dhe, sipas gjasave, u caktua atë vit pasi qëllonte e diele. Ndërsa tre vjet më vonë, gratë ruse dolën nëpër rrugë të dielën e fundit të shkurtit, së cilës, në kalendarin gregorian, i korrespondonte data 8 mars, gjatë asaj që do të njihej si protesta e bukës dhe paqes. Vetëm në vitin 1975, Kombet e Bashkuara do ta nisnin ta festonin përfundimisht Ditën e Gruas në këtë datë. Prej dekadash të tëra, kjo ditë vazhdon të kujtohet përmes protestave.

Në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë urimin prekës për nënën e tij, e cila ndodhet në qiell, pasi ka humbur jetën 2 vjet më parë. Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë.

Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka e nisi 8 marsin më një urimin për të gjitha vajzat dhe gratë. Ajo tha se një nga prioritetet e OKB është agjenda agjenda për vajzat dhe gratë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sallën e Komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, aty ku priten edhe raportime të rasteve të dhunës në familje, të cilat më pas ndiqen nga strukturat përkatëse. Ministri shoqërohej në këtë takim edhe nga disa përfaqësuese të organizatave partnere të shoqërisë civile të të drejtave të grave dhe parandalimit të dhunës në familje.  Teksa vlerësoi anën infrastrukturore të Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ministri Çuçi vuri theksin te parandalimi si një çështje e përbashkët e të gjithë institucioneve dhe shoqërisë.

“Ajo që mbetet akoma më shumë për të bërë është parandalimi. Kjo është çështja ku duhet të punojmë bashkë ngushtësisht sepse nuk lidhet vetëm me punën e policisë, nuk lidhet vetëm me shoqërinë civile apo gjithë institucionet shtetërore që merren me përkujdesjen sociale, por lidhet me të gjithë ne. Është një gjë që duhet ta koordinojmë sa më mirë në mënyrë që parandalimi të ketë një fokus më të veçantë. Kjo nuk është një gjë e lehtë. Kërkon mobilizim dhe koordinim të të gjithë strukturave tona. Sot Policia e Shtetit është gati për të kontribuar në këtë kombinim të të gjithë institucioneve për të arritur qëllimin final që të kemi sa më pak raste të dhunës në familje dhe për të rritur ndërgjegjësimin që të raportohet sa më shumë ky fenomen”, u shpreh ministri Çuçi.

Për raportimin e rasteve të dhunës në familje te Policia e Shtetit janë disa kanale, duke filluar që nga Komisariati Dixhital e deri te sportelet pranë komisariateve, aplikacioni “Bright Sky” apo telefonatat në sallën e komandimit në çdo drejtori vendore. Te Salla e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë mbi 60% e punonjësve janë gra e vajza.

Muaji mars përkon me nisjen e një fushate ndërgjegjësimi në të gjithë vendin, bashkë me organizatat e shoqërisë civile, për të rritur sensibilizimin për parandalimin e dhunës në familje dhe për ta denoncuar atë në Policinë e Shtetit, e cila reagon me të gjithë strukturat përkatëse për të zgjidhur nevojat për siguri dhe mbrojtje sociale të viktimave të dhunës.

Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka e nisi 8 marsin më një urimin për të gjitha vajzat dhe gratë.

Ajo shprehet se çdo ditë e më shumë luftojmë për të drejtat e grave dhe vajzave, për fuqizimin politik, ekonomik dhe social-kulturor të tyre.

Ajo shtoi se gjatë mandatit të Shqipërisë 2022 – 2023 në Këshillin e Sigurimit të OKB, agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbetet një nga prioritetet kryesore.

Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë.

“Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.”, shkruan ai.