MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë sot në Këshillin për Rregulloren

SPAK kërkon t’i hapet rruga për arrestimin e Alqi Bllakos

30.03.2022 - 12:42

Një ditë pasi SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, sot pritet të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me qëllim heqjen e mandatit të deputetit socialist dhe hapjes rrugë të drejtësisë për vënin e tij në pranga.

Mbledhja është caktuar për në orën 18:00, ndërsa burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se Bllako ende nuk e ka dorëzuar kërkesën e tij për dorëzim mandati. Pritet që në orët në vijim, deputeti socialist t’i paraqesë Kuvendit lënien e mandatit.

Po ashtu, burimet nga Kuvendi bëjnë të ditur, se nëse Bllako paraqet dorëheqjen, Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet nuk do të mblidhet.

Në rast të mbledhjes, Këshilli do të shqyrtojë shkresën e SPAK, e cila rendit edhe te gjitha akuzat ndaj Alqi Bllakos dhe për të cilin kërkon arrest me burg.

Këshilli i Mandateve ka deri në dy javë kohë për të përgatitur raportin. Më pasi ai dërgohet për votë në kuvend, për t’i hequr ose jo mandatin e deputetit. Në rast të një vote pro, SPAK-ut i hapet rruga për arrestimin e Bllakos.

BLLAKO THA SE SOT DO DORËZOJË MANDATIN

Lajmin për dorëzimin e mandatit, Bllako e bëri të ditur vetë me anë një postimi në Facebook një dite me pare. Bllako theksoi se është i tronditur nga kërkesa e SPAK për ndalimin e tij, ndërsa shton se një proces i drejtë do të provojë lehtësisht pafajësinë e tij.

“Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme (sotme) t’i paraqes kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!”, deklaroi Bllako.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij