Sportistët e huaj kanë nisur të largohen nga Rusia. Daniel Hackett, basketbollist italian, ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij me CSKA Moskën. Ai e mori këtë vendim pas sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia javën e kaluar në Ukrainë.
“Hackett larhohet nga CSKA Mosca për motive familjare e personale, të cilat lidhen me situatën aktuale ndërmjet Rusië dhe Ukrainës dhe për pasojat e saj të mundshme”, – njofton klubi rus përmes një komunikate zyrtare.
Hackett mund të nënshkruajë me klubin italian, Virtus Bologna. Ai nuk është sportisti i parë dhe i vetëm që largohet nga shkaku i sulmit rus ndaj Ukrainës.
Дэниэл Хэкетт по семейным и личным причинам, связанным с текущей ситуацией между Россией и Украиной, а также ее возможными последствиями, покинул расположение клуба.
Все остальные баскетболисты и тренеры продолжают подготовку к предстоящим матчам по обычному графику. pic.twitter.com/kQQ1D80HwP
— CSKA Moscow (@cskabasket) March 2, 2022
Edhe në ditët në vazhdim, sportistë të tjerë pritet ta lëshojnë këtë vend, i cili po përballet me sanksione të ashpra në të gjitha sferat, si rezultat i agresionit që po e shfaq në Ukrainë.