MENU
klinika

Ka një lojtar ukrainas

Klubi anglez heq dorë nga miliona euro me sponsorë rus

02.03.2022 - 17:39

Klubi i njohur anglez Everton ka vendosur ta ndërpresë çdo bashkëpunim me rusët, në shenjë sanksionimi ndaj Rusisë, e cila prej shtatë ditësh po e sulmon Ukrainën në mënyrë agresive.

Ndërpritet kështu bashkëpunimin me tre sponsorë nga Rusia. Bëhet fjalë për kompanitë ruse, USM, Megafon dhe Yota, prej të cilave Everton merrte dhjetëra miliona euro brenda një viti. Në një deklaratë të klubit thuhej:

“Të gjithë në Everton mbeten të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë. Kjo situatë tragjike duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shmanget çdo humbje e mëtejshme jetësh.

Lojtarët, stafi i trajnerëve dhe të gjithë që punojnë në Everton po ofrojnë mbështetje të plotë për lojtarin tonë ukrainas, Vitalii Mykolenko, dhe familjen e tij dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, thuhet në njoftimin e Everton. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gerhard Schroeder, anëtar nderi i klubit

Këshilltar i Nord Stream, Dortmund ultimatum ish-kancelarit