MENU
klinika

"Krim i neveritshëm, Shqipëria u bën thirrje anëtarëve të OKB-së…"

Sulmi në depon e naftës në Arabinë Saudite, reagon Kryeministri Rama

25.03.2022 - 19:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin në një dëbo naftë në Arabinë Saudite. Me anë të një postimi në twitter, kreu i qeverisë shqiptar dënon ashpër këtë sulm, duke thënë se është një krim i neveritshëm, që synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë.

Po ashtu, kreu i qeverisë i bëri thirrje të gjithë shteteve anëtarë të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas këtij sulmi.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite , i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! # Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”