MENU
klinika

NBA

Suns e Heat vijojnë marshimin në krye, rikthehen Lakers

19.03.2022 - 11:44

Ekipet e kreut në dy konferencat e NBA vijojnë marshimin. Phoenix Suns vijon të jetë skuadra më e mirë këtë sezon në NBA, duke fituar sot 129- 102 ndaj Chicago Bulls. 7 lojtarë të Phoenix realizuan mbi 10 pikë, me Booker që bëri diferencën, autor i 28 pikëve.

Rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që pas kohës shtesë, fitoi 128-123 ndaj Toronto Raptors jashtë fushe. LeBron James realizoi 36 pikë, mbështetur nga Westbrook me një “triple double” (22 pikë, 10 rebound, 10 asist).

Fiton edhe Brooklyn Nets, që mundi 128-123 Portland, ndeshje ku u dallua Durant me 38 pikë, ndërsa Miami Heat fitoi 120-108 ndaj Oklahoma City Thunder, duke ruajtur kreun në Lindje. Për Miami u dallua i zakonshmi Herro, me 26 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën