MENU
klinika

NBA

Ndrydhje të ligamenteve, Warriors humbin yllin

18.03.2022 - 12:29

Golden State deri për Krishtlindje ishte ekipi për t’u thyer në NBA, por tani ka rrëshkitur në vendin e tretë dhe në fund të sezonit të rregullt mund të bjerë edhe më poshtëpër shkak një mungese të rëndësishme.

Kjo pasi Stephen Curry, i dëmtuar një ditë më parë në ndeshjen ndaj Boston, do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të papërcaktuar. Stafi mjekësor ka konfirmuar se ylli i NBA-së, ka pësuar një ndrydhje të ligamenteve të këmbës së majtë.

Skuadra e Golden State shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin para datës 16 prill, kur nis faza play off. Gjithsesi, diçka më e saktë do të mësohet pas ekzaminimeve të tjera mjekësore që Curry do të kryejë orët e ardhshme.

Curry, 34 vjeç, u dëmtua gjatë një kontakti me Marcus Smart, doli nga fusha duke ecur me ngadalë dhe nuk luajti më. Një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Golden State, që humbet lojtarin e saj më të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN