Phoenix Suns vijon të dominojë sezonin në NBA. Edhe pse i shkëputur në krye të Perëndimit dhe siguruar play-off, Phoenix nuk e ndal aspak hapin, duke fituar 125-116 ndaj Minnesota në fushën e kësaj të fundit. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Ayton me 35 pikë e 14 rebound, mbështetur edhe nga Booker me 28 pikë.
Golden State rikthehet te fitorja pas dy humbjeve, duke mposhtur 118-104 Miami Heat jashtë fushe. Poole me 30 pikë si dhe Wigginis, Kuminga e Lee me nga 22 pikë secili bënë diferencën në parket për Warriors.
Los Angeles Lakers u mund 126-121 nga Philadelphia, ndeshje ku katër lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë. Më i miri ishte Embiid me 30 pikë e 10 rebound, ndërsa për Lakers mungoi LeBron James.
Ekipi i Memphis Grizzlies, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mposhti 132- 120 Brooklyn (Irving 43 pikë e Durant 35 pikë, por që s’mjaftuan). Fiton edhe Dallas, 110-91 ndaj Houston, ndeshje ku u dallua Bronson me 28 pikë