Në stuhi diellore mund të shkaktojë kërdi në tokë pasi që 40 satelitët e Starlink të Space X u fshinë, me paralajmërimin se “probleme të mëdha” mund të dalin në dritë
Elon Musk nga Space X tregoi se ai ishte në proces të humbjes se 80 për qind (40 nga 49) të satelitëve Starlink në orbitën e ulët të Tokës (LEO) të lëshuar pas pesë dite. Kjo vije pasi që satelitet ishin “ndikuan ndjeshëm nga një stuhi gjeomagnetike të premten”, tha kompania. Një stuhi gjeomagnetike ndodh kur ka një shkëmbim efikas të energjisë nga stuhia diellore që hynë në ambientin hapësinore që e rrethon Tokën.
Edhe stuhitë më të vogla mund të shkaktojnë kaos kur ato vinë në kontakt me satelitët.
Fizikania e motit në hapësirë, Tamitha Skov, e ka krahasuar këtë ngjarje të “njëjtë” me stuhinë diellore tri dekada më parë.
“Shumë satelitë kishin probleme të mëdha më stuhinë diellore të marsit 1989”, shkroi ajo në Twitter.
“”Ne e quajmë ngjarje “qiriri standard” në #SpaceWeather. Kalibron tërë fushat e operacioneve dhe parashikimeve”.
“Por, ne kurrë nuk kemi pasur kaq shumë satelite të vogla LEO. Starlink është unik në shumë mënyra, sidomos me inercinë e tyre të ulët dhe grupeve të mëdha të rrezeve diellore – një recetë perfektë për ta maksimizuar zvarritjen”.
Ndërsa kjo ishte një stuhi e vogël, Skov tërheq vërejtjen së “çfarë do të shkaktonte një stuhi X në yjësinë e Starlink”.
“Kam paralajmëruar se ka një potencial të tillë që disa vite”.
“Kjo nuk është para së gjithash. Kjo është arsyeja pse Starlink duhet ta rritë perigjeun e tyre mbi 600 km. Ky problem do të përkeqësohet edhe më shumë me rritjen e SolarCyvle25”.
Satelitët e Starlink janë relativisht ulët në orbitë, rreth 200 km.
Qendra për Motin dhe Hapësirën në SHBA (SWPC) rëndit studitë diellore me shkallën “G1 Minor”, më shkallën më të vogël”, kurse me shkallë të lartë “G5 Extreme”.
Por, edhe stuhitë më të dobëta shkaktojnë dëmtime në “rrjetet e energjisë elektrike” dhe kanë një “ndikim të vogël në funksionimin e satelitëve”.
Në skajin më të fortë |i gjithë ai rrezatim ekstra mund të dëmtojë satelitët që ne i përdorim për komunikim dhe navigim, mund të prish rrjetet e energjisë që sigurojnë rrymën tonë”.
“Gjatë stuhive, rrymat në jonosferë, ashtu si edhe grimcat energjetike që precipitojnë në jonosferë shtojnë energji në formë të nxehtësisë që mund të rritë densitetin dhe shpërndarjen e tij në atmosferën e sipërme, duke shkaktuar ngadalësimin e satelitëve në orbitën e ulët të Tokës”, thonë nga SWPC.
“Këto stuhi bëjnë që atmosfera të ngrohet dhe dendësia e atmosferët në vendosjen tonë të ulët, të rritet”, tha SpaceX.
“Në fakt, bordi i GPS sugjeron që shpejtësia e përshkallëzimit të stuhisë shkakton rritjen e tërheqjes atmosferike 50 për qind më shumë se sa në kushte të rregulltat”.
“Zvarritja ka një ndikim në anijet kozmike në orbitën e ulët të Tokës (LEO), e përcaktuar si orbit me një lartësi përafërsisht 2000 km”, tha Administrata Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA).
Space X konfirmoi në një deklaratë që 40 satelitë do të dalin nga orbita.
Ky vendim vjen pasi që kompania lansoi 49 satelitë Starlink përmes programit Falcon 9 në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, e cila kushtoi 15 milionë dollarë.
Por, SpaceX siguroi që “satelitët që deorbitojnë paraqesin zero rrezik përplasje me satelitët e tjerë dhe sipas projektimit prishën pas rihyrjes në orbit – që do të thotë nuk do të këtë mbetje orbitale dhe asnjë pjesë e satelitëve nuk do ta godasë tokën”.