MENU
klinika

Teatri Metropol

TRE DIMRA përball breznitë në kohë kritike

04.03.2022 - 19:25

        Fatet e katër brezave të grave të një familjeje, në një shekull të trazuar.

“Tre dimra” me autore Tena Stiviçiç dhe regji nga Rozi Kostani u mirëprit nga publiku. Në teatrin ”Metropol”, vepra hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne, duke e vëzhguar botën nga këndvështrimi i grave.

Ngjarjet zhvillohen në një vilë të ndërtuar në vitin 1898 në Zagreb, Kroaci…

Dunja interpretohet nga aktorja Luiza Xhuvani, e cila është motra e Mashës dhe e bija e Rozës. Ajo ka dashur gjithmonë të jetë e pavarur. Në vitet ‘80 punonte në Gjermani dhe në shtëpi kthehej vetëm një herë në vit për vizitë, ku i duhej të bënte 15 orë rrugë me makinë nga Duseldorfi. Nuk ka frikë nga vendet e reja e do ndryshimin, i propozon ndryshim në paraqitje edhe Mashës, duke I premtuar se do ti sjell një bojë për të lyer flokët.

Roza interpretohet nga aktorja Elia Zaharia, e cila është mamaja e dy motrave Mashës dhe Dunjës. E bija e Monikës, e cila nuk e llastonte për asgjë dhe asnjëherë nuk ia shprehu dashurinë. Është ndjerë fëmijë i padëshiruar nga prindërit e saj. Dyshimi ka qenë një lloj njolle për të e cila është trashëguar. Roza ka qënë skllave në moshën 5 vjeç. Vuante nga morthi sa desh ia prenë gishtat.

Luçia interpretohet nga Klesta Shero në moshën 12 vjeç dhe nga Ina Morinaj në moshën 34 vjeç. Eshtë vajza tjetër e Mashës dhe Valdos si dhe motra e Alisës. Që e vogël gjendet në një konflikt të vazhdueshëm me Alisën, dhe e ndjen që nuk e ka vëmendjen e saj. Janë karaktere të ndryshme. Luçia është më praktike, pragmatiste, llogaritare ngjanë me Rozën në këtë pikë. Nuk i pëlqen shkolla. Kulmin e lumturisë e ka kur ikën Alisa dhe dhomën e ka të gjithën për vete.

Ky udhëtim në kohë ndodh gjatë 75 viteve, ku ngjarjet fokusohen në tre dimra, në tre pika të ndryshme të zhvillimit të vendit, në vitin 1945 gjatë krijimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1990 me shpërbërjen e më pas, deri në 2011, kur Kroacia e pavarur, aspiron e negocion për t’u bashkuar me BE-në.

Ndërkohë që fokusi është vetëm një shtëpi dhe një familje, në atë shtëpi është shkruar e gjithë historia e fundit e Kroacisë dhe bashkë me të, forcat kryesore politike dhe ndryshimet ideologjike që kanë formësuar Evropën moderne.

Për më shumë, më 4 dhe 5 mars, sërish para artdashësve.

      Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Elia Zaharia, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ketjona Pecnikaj, Ina Morinaj, Amri Hasanlliu dhe Lindar Kaja.Trupa e ansamblit “Tirana”, si dhe disa studentë të Universitetit të Arteve si Ergi Hasani, Serxhjo Danga, Enxhi Balla, Edison Kajdomqaj, Griselda Prendaj, Romeo Bushati, Antonela Çina dhe Ardien Gjabri. Muzika Genti Rushi, mjeshtër vokali Suzana Turku, skenograf Stjuart Reçi dhe kostumograf Frenci Gjerasi. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit