MENU
klinika

Unike në tregun shqiptar të udhëtimeve.

Udhëtoni të sigurt me SIGAL UNIQA/ E vetmja kompani sigurimi që ofron “Anullim Udhëtimi”

21.03.2022 - 11:43

Lehtësimi i masave anti-COVID ka bërë që numri i udhëtimeve, kryesisht jashtë vendit, të nisë të rritet.

Sipas Eurocontrol, institucionit europian që rregullon fluturimet ajrore të Europës, Shqipëria renditet si shteti i vetëm i Europës që ka shënuar rritje të fluturimeve në javën 24 shkurt deri në 2 mars në raport me periudhën e parapandemisë.

Jurgert Prezja, zv.drejtor i Departamentit të Marrjes në Sigurim Shëndet dhe Aksidente pranë SIGAL UNIQA, ndan me ne çfarë do të thotë konkretisht të udhëtosh i sigurtë.

“I siguruari ynë udhëtoi në Kroaci për pushime dhe pësoi një aksident me makinë. U desh të qëndronte për më shumë se 15 ditë në spital dhe shpenzimet në reanimacion shkuan mbi 10,000 EURO, të cilat u mbuluan nga SIGAL.

“Një tjetër i siguruar udhëtoi në Turqi dhe atje humbi jetën për shkak të një arresti kardiak. Familja e tij e riatdhesoi trupin e te ndjerit nëpërmjet mbulimit të policës së tij “Shëndet në Udhëtim”.

Ka dy arsye kryesore pse qytetarët duhet të blejnë sigurimin “Shëndet në Udhëtim”:

për të mbrojtur investimet e tyre financiare përmes mbulimit të anulimit të udhëtimit,

për të mbrojtur veten nga shpenzimet e kushtueshme mjekësore në rast aksidenti ose urgjence gjatë udhëtimit të tyre.

Dhe në këtë drejtim, SIGAL UNIQA është unike në tregun shqiptar të udhëtimeve.

“SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit duke qenë kështu e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që e ofron një produkt të tillë.

Znj. Erinda Hysi, Menaxhere për Shëndet Privat, na tregoi se si kanë ndryshuar kërkesat e klientëve për mbulime më të zgjeruara gjatë pandemisë, nga vetë ata por edhe nga ambasadat e akridetuara në vendin tonë gjatë pranimeve të aplikimeve për vizë.

A e mbulon polica e sigurimit të shëndetit në Udhëtim, urgjencat si pasojë e COVID 19?

“Polica e shëndetit në Udhëtim në përputhje me kërkesat e Ambasadave ka kombinuar policën shëndet në udhëtim edhe me mbulim për COVID 19. Policat e SIGAL UNIQA ofrojnë edhe mbulimin kur i siguruari infektohet gjatë qëndrimit jashtë vendit dhe mbulimet e ofruara nga kompania SIGAL janë në përputhje të plotë me parashikimet qe Ambasdat e Huaja kanë për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendin e tyre”.

A vlen kjo vetëm për udhëtime të shkurtra turistike apo edhe për ata që udhëtojnë me qëllim studimin apo punësimin?

“Të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë për të punuar apo studiuar jashtë Shqipërisë mund të përfitojnë të njëjtat mbulime. Ata thjesht duhet vetëm ti cilësojnë specialistit të shëndetit në udhëtim shtetin ku do të udhëtojnë dhe ky i fundit do t’i këshillojë saktësisht për tarifën që duhet të paguajnë dhe llojin e mbulimeve qe  polica e sigurimit duhet të ketë”.

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim” dhe Siguracionit anti-COVID, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, aplikacionit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje”, shprehet Adnand Dedja, Menaxher për Aksidentet Personale dhe Teleshëndet në SIGAL UNIQA.

Produkte të tilla, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve tanë, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon jo vetëm në shifra por edhe në perceptimin e klientëve tanë.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, SIGAL është kompania e sigurimit me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara në Sigurimin e Shëndetit dhe Aksidentet për vitin e shkuar dhe për muajin janar të këtij viti.

Po sipas të njëjtit raport, aktualisht mbi 70% e klientëve zgjedhin pikërisht SIGAL UNIQA Group Austria-n për sigurimin e Shëndetit në Udhëtim dhe jo vetëm.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829