MENU
klinika

Superfuqitë dhe liderët dritëshkurtër...

Ukrahina e ”paracaktoi” fatin e vendit, 30 vjet më parë…

10.03.2022 - 14:57

         E ardhmja e Ukrahinës si shtet, është në fije të perit. Pushtimi rus, nuk duhet të kishte ndodhur. Tanimë, Ukrahina është bërë viktima e rifillimit të politikës së Luftës së Ftohtë, për shkak të udhëheqjes së paaftë dhe vendimeve të gabuara.

Duke bërë përgjegjës NATO-n dhe Rusinë, për konfliktin aktual, ne duhet të bëjmë një hap prapa dhe të pyesim, nëse mund ta kishim parandaluar këtë katastrofë të tmerrshme humanitare. Ukrahina është shndërruar në një fushë-betejë të politikës së superfuqive.

Që kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, janë fuqitë e mëdha botërore, ato që kanë vendosur mbi fatin e këtij vendi. A mund ta kishim shmangur luftën e sotme? Nuk do të jemi kurrë të sigurtë, për këtë.

Bazuar në historinë e fuqive bërthamore, që nuk përfshihen në luftë, mund të supozojmë se situata do të qe ndryshe, nëse Ukrahina nuk do të kishte hequr dorë nga armët bërthamore.

Ukrahina kishte arsenalin e tretë bërthamor, më të madh në botë. Por, i dorëzoi të gjitha armët bërthamore, si pjesë e Memorandumit të Budapestit të vitit 1994. Lind pyetja: pse i dorëzoi armët bërthamore, Ukrahina? Këtu ndikoi një vendimmarrje politike dritëshkurtër dhe gatishmëria, për t’iu besuar superfuqive.

Ukrahina, vendi i dytë më i madh i Bashkimit Sovjetik, votoi në referendumin për pavarësinë më 1 dhjetor 1991: 90 për qind e popullit votoi në favor të pavarësisë së plotë.

Bashkimi Sovjetik ishte një fuqi bërthamore. Një e treta e armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik, prodhoheshin dhe ruheshin në Ukrahinë ose thënë ndryshe, 1 700 bomba atomike.

Përveç Ukrahinës, edhe Bjellorusia dhe Kazakistani kishn armë bërthamore nga Bashkimi Sovjetik. Këto armë shërbejnë si pengesë për pushtimet e ardhshme dhe konfliktet e mëdha. Megjithatë, mirëmbajtja e tyre është shumë e kushtueshme.

Në fillimin e viteve 1990, varfëria pllakosi Ukrahinën, Kazakistanin dhe Bjellorusinë, ndërsa miliona njerëz vuanin nga uria. Nuk kishte të ardhura, ndërsa kostoja e mitëmbajtjes së armëve bërthamore rritej, Kazakistani dhe Bjellorusia ishin gati t’ia dorëzonin Rusisë, teknologjinë e tyre bërthamore.

Rusia mund t’i ndihmonte të dyja vendet, pasi kishte teknologjinë dhe burimet financiare. Ndërkohë, Ukrahina ishte në dilemë. Ukrahinasit druheshin se do të humbnin mekanizimin frenues kundër një sulmi të ardhshëm. Por, vetëm një pjesë e kishte këtë frikë.

Njëri prej tyre ishte Xhon Mershaimer, politolog dhe profesor i Universitetit të Çikagos. Në vitin 1993, ai parashikoi se Ukrahina do të rrezikohej nga agresioni rus, nëse nuk do të kishte armë bërthamore. Si për t’i ndërlikuar gjërat edhe më shumë, Rusia njihte mirë të gjitha aspektet e teknologjisë bërthamore në Ukrahinë, përfshirë edhe kodet për lëshimin e raketave.

Por, rusët ishin të vendosur për të mos e ndarë këtë informacionin me ukrahinasit. Natyrisht, ukrahinasit mund t’u kërkonin ndihmë shteteve të tjera bërthamore, si Shtetet e Bashkuara, Franca, Kina dhe Britania e Madhe, për programin e tyre bërthamor. Por edhe superfuqitë e tjera, nuk ishin të gatshme ta ndihmonin Ukrahinën.

Madje, SHBA-ja shkoi një hap më tej, duke premtuar ndihmë ekonomike për Ukrahinën dhe në këmbim, kjo e fundit t’ia dorëzonte armët bërthamore Rusisë. Ky propozim rezultopi joshës për  autoritetet ukrahinase: Ukrahina kishte nevojë për paratë, por kërkonte edhe garanci të plotë, se nuk do ta pushtonte më Rusia.

Cila ishte zgjidhja? Ukrahina mori një paketë financiare prej 300 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Rusia ra dakord, të heqë dorë nga 2.5 miliardë dollarë borxhe për gazin dhe naftën, duke premtuar edhe furnizimin e ardhshëm me karburant bërthamor, për termocentralet në Ukrahinë.

Pra, superfuqitë i bënë një ofertë Ukrahinsës, që nuk mund ta refuzonte. Por, presidenti Leonid Kravçuk, po hezitonte ta nënshkruante marrëveshjen. Administrata Klinton ushtroi presion mbi Ukrahinën, duke pretenduar se refuzimi për nënshkrimin e marrëveshjen, rrezikonte marrëdhëniet SHBA-Ukrahinë.

Në marrëveshjen tripalëshe të Moskës, në janar 1994, presidenti rus Boris Jelcin ndikoi edhe më shumë mbi Kravçukun; e siguroi atë, se Rusia nuk do ta pushtonte Ukrahinën dhe rusët, ishin të gatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen që e premtonte zyrtarisht, këtë gjë.

Kravçuk u bind më në fund dh nënshkroi paktin. Vendimi i Ukrahinës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë për t’ dorëzuar armët bërthamore Rusisë, në këmbim të disa garancive nga ana e superfuqive, u nënshkrua në Budapest, më 5 dhjetor 1994. Kjo marrëveshje, njihet si Memorandumi i Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë.

Tri vendet, morën garanci nga Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja, se do të respektoheshin kufijtë, se superfuqitë nuk do të ndërhynin ushtarakisht aty, se nuk do të ndikonin në politikën e tyre, nëpërmjet presionit ekonomik dhe se, nuk do të përdorin armët bërthamore kundër tyre.

Lista e premtimeve, e largoi frikën që kishte Ukraina. Vendet e tjera të rëndësishme bërthamore, si: Kina dhe Franca, nuk e nënshkruan memorandumin. Ato nënshkruan dokumente të veçanta, që shprehnin mbështetje për çarmatimin bërthamor.

Siç e dimë aktualisht, besimi ndaj superfuqive ishte një vendim dritëshkurtër dhe i gabuar. Si NATO ashtu edhe Rusia, kanë ndërhyrë shumë herë në politikën e brendshme të Ukrahinës, ndërsa janë njerëzit e zakonshëm, ata që po paguajnë koston e marrëzisë së liderëve të tyre.

 

History of Yesterday/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjithë në luftë, për atdheun!

Gratë dhe vajzat ukrahinase rrëmbejnë armët