MENU
klinika

Kur do të ndryshojë sërish?

Vendimi i panjoftuar i “Bordit”, shtrenjtohen sërish karburantet

22.03.2022 - 11:57

Këtë të martë çmimi i naftës u rrit sërish në pikat e karburanteve. Një litër naftë sot, po tregtohet me 221 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte një ditë më parë. Një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë.

Në media u përfol se ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit , megjithatë ky bord edhe pse i quajtur “Bordi i Transparencës” nuk ka bërë publik vendimin e marrë, ndryshe nga rastet e mëparshme.

Nafta ka shënuar rritje në bursë, që duket se është reflektuar edhe tek çmimi në vendin tonë. Në bursa, nafta tregtohej të martën në mëngjes në 118 dollarë për fuçi.

Fakt është se rritja pasqyrohet menjëherë në tregun tonë, por kur çmimi i naftës ulet në bursa, ai nuk pasqyrohet fare ose vetëm pak. Kështu për shembull, kur çmimi i naftës në bursë ishte rreth 92 dollar, ai nuk zbriti më pak se 203 lekë/ litri në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist/ Çmimet e larta do ta zgjasin luftën

A mund të mbijetojë bota pa mallrat ruse?