MENU
klinika

Inceneratorët

Zheji: Gjurmët do shkojnë larg! SPAK tani është tek ekzekutuesit, jo tek urdhëruesit e krimit financiar!

30.03.2022 - 15:52

Në emisionin ‘Pikat mbi i’ analisti Artur Zheji dhe gazetari investigativ Artan Hoxha, folën për çështjen e inceneratorëve dhe vendimet e SPAK.

Gjatë bisedës në studio, analisti Zheji tha se gjurmë e kësaj çështjeje pritet të shkojnë shumë larg.

“Për të parë se sa thellë duhet të shkojë analiza investigtive, .Duhej një sasi kesh i amzhorancës që të përdorte një mekanizëm ilegal, paratë janë shpërndarë për fushatë dhe te mediat dhe nuk do t’i bënin jehonë ngjarjeve me inceneratorët. Duhet të shpërblenin njerëz që duheshin për shërbime të caktuar. mendoj që në ato lista do të dalin shumë njerëz të tjerë. Në të gjithë botën mafia merrte të gjitha tenderat e pastrimit të ambientit të inceneratorëve. Unë them që gjurmët do të shkojnë shumë larg. Është bërë një flluskë financaire për të pasur para të thjeshta kesh dhe nëse kjo ka një regji kaq komplekse, detyrimisht SPAK do të shkojë me lart. Tani është tek ekzekutuesit , por jo tek urdhëruesit e krimit financiar”, tha Zheji.

Artan Hoxha: Kam thënë që në të gjithë këtë histori këta që i kanë futur duart tek paratë e shqiptarëve, kjo është mirëfilli mafia. Deri tani nuk i është dashur të bëjnë vrasje, por ndryshe nga ajo që ndodh në Napoli , qeveria nuk është kaq shumë e korruptuar. Zjarret që bien rastësisht në pikën e grumbullimit të plehrave. Tymi duket në larg…Këtu tek ne ndryshe nga Italia nuk është nga krahu u mafias por është nga krahu i pushtetit. Këtu e kanë thirrur Klodian Zoton dhe i kanë thënë si do ta bëjmë këtë punë. Nuk e ka bërë Klodian Zoton, e kanë thirrur dhe i kanë thënë, e merr përsipër ta bësh këtë punë… Si mund ta kapin Klodian Zoton ku ai ka qenë edhe në Zimbabve, nuk është njeri që kapet kollaj. Sot Klodian Zoto nuk duhet që të jetë brenda në burg… Ai ka një imunitet. Kjo strukturë është kaq  e pasur me infrastrukturë, sa po t’i duhet të bënte vrasje nuk do zbulohej. Më ka bërë përshtypje te pagesat që kanë bërë kompanitë, në zgjedhjet e 2017 dhe në 2019, 2021 ka pasur aktivizim të madh të fondeve që kanë shkuar në media. Kuptohet qartë se kush është paguar. Sot a ka gjurmë, po!  prova po…Atëherë për çfarë gjithë këto para, sepse nuk ke nevojë për reklamë…Janë financuar portale…kanë shkuar deri tek qelizat, deri tek më të voglat…

Zheji: Është krijuar një flluskë financiare për të shpërblyer të tjera gjëra. Janë paguar gjoja për të bërë marketing për inceneratorët. Kjo e çon regjinë shumë lart…Regjisori është larg.