MENU
klinika

Digjen dhjetëra ullinj dhe pemë

Zjarr i madh në zonën e Pusit të Mezinit në Vlorë

19.03.2022 - 14:37

Zjarr i madh në zonën e Pusit të Mezinit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se flakët kanë përpirë dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë në zonë, ndërsa zjarri është shumë pranë banesave.

Disa automjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe rruga kryesore që të çon në drejtim të disa fshatrave për shkak të flakëve është bllokuar.

Në zonë gjenden dhe një sërë municionesh të mbetura nëntokë prej 1997 të cilat kanë nisur të shpërthejnë.