Sipas tij, procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se ai ka pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për Miratim. Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian. Gjithashtu ai ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratrin e Fierit. Dëshmia e bllakos do administrohet tashëm në fashikujt e dosjes hetimore.
"S'kam pasur rol vendimmarrës"
2 orë në SPAK, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve
14.04.2022 - 17:22
Nga Carlo Bollino
Afera me inceneratorët në Fier dhe Elbasan
Çfarë tha Alqi Bllako në gjykatë?
Dyshimet për korrupsion