MENU
klinika

Të gjithë i kemi në shtëpi

3 ushqimet që do t’ju “mbrojnë” nga alergjitë e pranverës

19.04.2022 - 11:00

Alergjitë e pranverës janë problem për shumë njerëz pasi vuajnë çdo vit.  Duke qenë se nuk ka një kurë përfundimtare për alergjitë, qëllimi kryesor është lehtësimi i simptomave të bezdisshme. Një aleat shumë i rëndësishëm kundër alergjive mund të jetë dieta pasi shumë ushqime mund të ndihmojnë.

Hudhra

Hudhra përmban kuercetinë dhe në të njëjtën kohë forcon sistemin imunitar në mënyrë që trupi të jetë më rezistent ndaj alergeneve.

Arra

Lëndët ushqyese të arrave, veçanërisht yndyrat e dobishme që na ofrojnë, shtypin inflamacionin në indet e zgavrës së hundës dhe të fytit.

Kos

Probiotikët e kosit mund të zvogëlojnë reaksionin alergjik ndaj polenit. Këto baktere të dobishme përmirësojnë funksionin e traktit gastrointestinal dhe të sistemit imunitar dhe në të njëjtën kohë shtypin reagimin e trupit ndaj alergeneve.