MENU
klinika

Sipas dermatologëve...

5 gabimet që bëjmë me lëkurën gjatë pranverës!

21.04.2022 - 12:54

Pranvera po vjen dhe bashkë me të do të vijnë edhe rrezet e mrekullueshme të diellit. Kjo zakonisht do të thotë më shumë kohë jashtë dhe ekspozim shtesë në diell, që mund të jetë i dëmshëm për lëkurën tuaj.

Duke marrë parasysh këtë, një mjek dermatolog, dr. Ross Perry, zbulon gabimet më të zakonshme që bëjmë me lëkurën gjatë kësaj stine.

1. Mos vendosja e kremit kundër diellit

Dielli në prill është po aq i fortë sa është në gusht, kështu që ju duhet ta trajtoni atë si të tillë. Mos u mashtroni nga një fllaq më i freskët, sepse rrezet UV janë aty. Në fakt, kremi mbrojtës nuk duhet neglizhuar në asnjë ditë të vitit. Në rastin më të mirë, mund të bëni edhe riaplikime çdo 3-4 orë.

2. Dështimi për të mbrojtur lëkurën e djegur

Nëse vëreni se lëkura juaj është djegur, veproni menjëherë për ta trajtuar atë. Duhet të largoheni menjëherë nga ekspozimi në diell, të aplikoni kremra hidratues dhe qetësues dhe më pas të zini mend, për të aplikuar SPF-në.
Mos harroni: Parandalimi është më i mirë se kurimi.

3. Dehidratimi

Gjatë pranverës njerëzit shpesh e nënvlerësojnë sasinë e ujit që duhet të pinë. Kjo bën që të dehidratohen dhe ky dehidratim, ndër të tjera, pasqyrohet edhe në lëkurë.

4. Nuk i merrni nishanet seriozisht

Kanceret e lëkurës mund të zbulohen herët falë ndryshimeve në nishane, apo shfaqjes së nishaneve të reja. Sa më herët të veproni, aq më herët mund të merrni trajtim. Bëni një kontroll vjetor nishanesh, të paktën përpara se të niseni për pushimet verore!

5. Vitamina D

Dr. Ross sugjeron suplemente të vitaminës D për të rriturit dhe fëmijët mbi 4 vjeç – veçanërisht nëse nuk ekspozoheni mjaftueshëm në diell.
Për këtë, mund të komunikoni edhe me mjekun tuaj!