MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka rëndësi mosha në shfaqjen dhe tipin e diabetit?

01.04.2022 - 10:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka rëndësi mosha në shfaqjen dhe tipin e diabetit?

Mjeku: Në mënyrë të përgjithshme mund të themi se diabeti tip1, në 80 % të rasteve shfaqet në moshë të re, nën moshën 40 vjeç. diabetiKështu, në SHBA, diabeti tip 2, në moshën 40-55 vjeç shfaqet në 25 për qind të gjithë diabetikëve me diabet tip 2, ndërsa në moshat mbi 45 vjeç, shfaqet në 35 për qind të këtyre diabetikëve.

Kohët e fundit ka të dhëna gjithmonë në rritje të diagnostikimit të diabetit tip 2 te të rinjtë dhe fëmijët, ashtu sikurse ka dhe shumë të sëmurë me diabet tip 1, që fillon pas moshës 45 vjeç.

Pra, mund të themi se mosha kur shfaqet diabeti i sheqerit ka rëndësi të madhe në shpeshtësinë e shfaqjes së diabetit tip 1 apo diabetit tip 2, por nuk është faktor vendimtar, siç u vu në dukje nga të dhënat e mësipërme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN