MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkaktojnë infertilitet polipet e mitrës?

01.04.2022 - 10:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A shkaktojnë infertilitet polipet e mitrës?

Mjeku: Polipet endometriale janë zmadhime indore me origjinë nga mukoza e murit të brendshëm të mitrës me zhvillim në kavitetin Mitrae saj. Polipet mund të kenë përmasa të ndryshme nga disa mm deri në disa cm. Ato mund të kenë një bazë implantimi të gjerë dhe quhen polipe sessile ose bazë implantimi të hollë dhe quhen polipe pedunkulat dhe në varësi të gjatësisë së bazës, mund të arrijnë deri në vaginë duke dalë nga qafa e mitrës. Mund të jenë të vetëm ose disa polipe.

Ende nuk dihet shkaku i krijimit të polipeve endometriale, por faktorët hormonalë janë ata që ruajnë një rol kryesor në formimin e tyre.

Prania e tyre mund të shkaktojë infertilitet duke u bërë barrierë në kavitetin uterin për formimin e shtatzënisë dhe më kryesore për t’u thënë, është që ato rrisin mundësinë e aborteve spontane.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.