MENU
klinika

Gjeniu filozof

Albert Ajnshtajn – pesë mësime themelore për jetën

18.04.2022 - 16:26

          Albert Ajnshtajni nuk ishte i kënaqur të ishte një shkencëtar i shkëlqyer, ai ishte “njeriu i shekullit XX” – simbol i inteligjencës. Shkencëtari dhe filozofi i mirënjohur na ka lënë jo vetëm matematikën dhe shkencën, por edhe mësime për jetën. Pa dyshim që ai mbetet një nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i lindur më 14 mars 1879 dhe vdiq më 18 prill 1955. Ajnshtajni qe një revolucionar në fushën e fizikës dhe filozofisë, ai arriti të interpretonte realitetin në një mënyrë të paprecedentë, gjetja e formulës së famshme të relativitetit.  Një shkencëtar dhe një burrë jashtë suazës, i njohur për karakterin lozonjar, kuriozitetin e fortë dhe eklektizmin e tij. Një personazh, që në fund të shekullit të 19-të, sfidoi konceptin e “unitetit”, të materies dhe të vetë botës. Nobelisti na la trashëgim një vizion të shformuar të realitetit. Fitues i çmimit “Nobel” në fizikë në vitin 1921, ai hodhi themelet e mekanikës kuantike dhe fizikës moderne. Përveçse një shkencëtar i madh, ai ishte edhe një filozof i madh./Konica.al

  1. Ushqeni gjithmonë kuriozitetin.

“Unë nuk kam talent të veçantë, thjesht jam tmerrësisht kureshtar”, – shprehet ai. Kurioziteti ka spikatur gjithnjë tek ai. Gjithmonë ka “ngritur tërthore”, është rrekur të shkojë më tej. Ajnshtajni kapërceu kufijtë, kapërceu pengesat e fizikës klasike dhe, falë kureshtjes së tij, përmbysi vizionin që ne kishim për botën.

  1. Rëndësia e imagjinatës. 

Imagjinata është më e rëndësishme se njohuria. Njohuria është e kufizuar, imagjinata përqafon botën, duke stimuluar përparimin, duke gjeneruar evolucionin”.

Kreativiteti është i pranishëm edhe në shkencë. Pra, nëse shkenca përfaqëson “dijen”, formula, studimi, imagjinata dhe kreativiteti janë provat shtesë. Sikur ta lejonte imagjinata, si për shkencëtarin, të shihnim me ngjyra. Duke parë me ngjyra, mund të shihni një botë të re, përparim, evolucion./Konica.al

  1. Gabimi, është mësimi më i madh.

“Nuk keni gabuar kurrë, nëse nuk keni provuar diçka të re”.

Edhe Ajnshtajni ka gabuar, edhe ai bëri gabime. Një nga mësimet më të forta të jetës që mund të nxjerrim prej tij, është rëndësia e gabimit: mënyra e vetme dhe e parë për të mësuar më shumë. Nga një gabim, ne jemi në gjendje të fillojmë përsëri më të vetëdijshëm.

(Original Caption) Changing his original plans of not leaving the Belgenland, until the liner arrived in California, where he will spend the winter months, continuing his renewed renovations of modern science, Professor Albert Einstein, left the vessel when it docked in New York, for a four day stay. he is shown above on arrival.
  1. Bëhuni njerëz me vlerë.

Mos u mundoni të bëheni një burrë i suksesshëm, por një njeri me vlerë”.

Thuhet se mes suksesit dhe vlerës qëndron një det i tërë. Fama, njohja, suksesi nuk janë asgjë para një njeriu me vlerë. Një njeri që di ta bëjë mirë punën e tij, që di të bëjë përparim, që di vërtet të kontribuojë në ndryshim, kjo është vlera. Të dish të bësh ndryshimin me kontributin tënd.

  1. Parulla: këmbëngulje

Mos u trembni ose mos u frenoni nga pengesat dhe dështimet e jetës: gjithçka është pjesë e garës, por nëse keni këmbënguljen për t’u rikthyer në garë, herët a vonë do të arrini në vijën e finishit.

Një hap i rëndësishëm është këmbëngulja. “Është e gjitha, pjesë e garës”, – thotë Ajnshtajni. Sepse rruga drejt zbulimit, deri në vijën e finishit, përbëhet nga pengesa, “gjunjëzime”, vështirësi dhe, natyrisht, rinisje. Të dish sesi të fillosh sërish është tashmë, një fitore e madhe. Përherë…/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo çdo gjë që mësuam në shkollë është e saktë

8 faktet e gabuara që mësuam në shkollë

Ateistët si shenjtorë

Albert Ajnshtajni: Pse besojmë?


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët