MENU
klinika

Operacioni nën drejtimin e SPAK-ut

Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Vlorë

10.04.2022 - 09:57

Në kuadër të Operacionit “Five” është arrestuar anëtari i një grupi kriminal në Vlorë.

U arrestua personi në kërkim Aldo (Ksandri) Tushaj

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”. Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut. Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet u referuan Prokurorsë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


EMRAT/ Të dënuar për vjedhje me armë si dhe...

OFL iu çon formularët 4 kuksianëve

"Enveri e la pa zgjidhur, çështjen çame”

Dëshmia e ish-zëvendësit të Koçi Xoxes: Shërbimet sekrete…