MENU
klinika

Pasi biznesmeni vdiq, i bllokon llogarinë

Arrestohet përmbaruesi, vëllai i ish-deputetit Alimadhi

15.04.2022 - 10:11

Arrestohet vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat. Fatos Alimadhi, 54 vjeç, akuzohet se së bashku me dy përmbarues të tjerë kanë firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt, raporton Shqiptarja.com.

Po si ndodhi ngjarja? Një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Sipas ligjit në momentin që ndërron jetë personi që ka marrë kredinë e mbulon siguracioni i jetës. Por përmbaruesi Fatos Alimadhi, vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, i bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmëruar.

Por kush është Fatos Alimadhi?

54-vjeçar është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2018 u vu në prangat e policisë po për shpërdorim detyre. Alimadhi në 2018 akuzohet se duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti. Duke e shitur disa herë më lirë nga sa e parashikonte ligji. Përmbaruesi Alimadhi në atë kohë iu shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.

Edhe në 2015 Fatos Alimadhin ka qenë në gjykim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa shtetasve, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.