MENU
klinika

Kasparov i përgjigjet Djokovic

“Ata që s’e dënojnë luftën, e përkrahin në heshtje”

27.04.2022 - 16:11

Garry Kasparov, mjeshtri i madh rus i shahut, e ka kritikuar tenistin serb, Novak Djokovic, i cili i mbështeti sportistët rusë, për të cilët theksoi se ata që nuk e dënojnë luftën e shfarosjes nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë, në njëfarë mënyrë janë mbështetës të saj në heshtje.

Numri 1 i botës në tenis i kritikoi së fundmi organizatorët e turneut të madh të tenisit, Ëimbledon, të cilët vendosën të mos i lejojnë të marrin pjesë tenistët rusë dhe ata bjellorusë. Sipas tij, kjo është e papranueshme,

“Unë gjithmonë do ta dënoj luftën. Nuk do ta mbështes kurrë luftën pasi kam qenë edhe vetë fëmijë i luftës. E di se çfarë traume emocionale të mbetet. Në Serbi, ne krejt e dimë se çka kishte ndodhur në vitin 1999.

Në Ballkan, i kishim disa luftëra në historinë e fundit. Sidoqoftë, unë nuk mund ta mbështes vendimin e Wimbledonin, mendoj se është një çmenduri. Kur politika përzihet në sport, rezultati nuk është i mirë”, tha Djokovic së fundmi. Ndërkaq, Kasparov e përdori llogarinë e tij në “Twitter” për t’iu përgjigjur tenistit serb:

“Rusia ndoshta nuk po luan për t’u renditur, por ata po vrasin sipas kombësisë. Sportistët rusë të cilët nuk e dënojnë luftën ekstreme të Putinit në Ukrainë janë duke e mbështetur atë në heshtje. Dhe, një serb që nuk e bën këtë, është veçanërisht e pakuptueshme, duke e konsideruar historinë”, – ka shkruar Kasparov, i cili e mban rekordin prej 255 muajsh si numër 1 në renditjen botërore të shahut.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon