MENU
klinika

Tenis

Djokovic humb edhe në shtëpi, Italia do ndalojë tenistët rusë

26.04.2022 - 14:47

Tenisti serb Novak Djokovic vijon të mos fitojë ndonjë turne këtë sezon, duke zhgënjyer edhe në shtëpinë e tij. Para fansave të tij, ai u mund 2-1 (6-2, 6-7, 6-0) në finalen e turneut të Beogradit nga rusi Andrey Rublev.

Nga numri 1 në botë për meshkuj pritej diçka më shumë në këtë turne, por Djokovic është shumë larg atij kampioni që nuk dorëzohej. “Nuk kisha më energji në setin e tretë, me kishte mbaruar benzina”, – u shpreh Djokovic.

Këtë sezon, Djokovic ka luajtur shumë pak ndeshje dhe shpesh është eliminuar që në sfidat e para. Turneu i Beogradit ishte i pari që ai arrinte të shkonte deri në finale. Nuk dihet ende nëse serbi do të luajë në turne Masters të Madridit dhe Romës.

Pikërisht organizatorët e turneut të Romës mund të marrin një vendim për të ndaluar pjesëmarrjen e tenistëve rusë e bjellorusë (si pasojë e pushtimit të Ukrainës). Një vendim të tillë ka marrë para disa ditësh edhe grand slam i Ëimbledon, që zhvillohet në qershor në Londër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN