MENU
klinika

Në gjirin e Karystos

Autoritetet greke sekuestrojnë anijen-cisternë ruse

19.04.2022 - 11:43

Me vendim të Autoritetit për Luftimin e Larjes së Parave, Autoritetet portuale në Greqi janë duke mbajtur “të bllokuar” një anije-cisternë të lidhur me Rusinë në Karystos.

Siç raporton protothema.gr, autoriteti e nxori vendimin bazuar në sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj anijeve të lidhura me Rusinë. Sa i përket rastit konkret, bëhet fjalë për anijen Pegas me flamur rus, 250 metra e gjatë dhe jo për ngarkesën.

Për shkak të një defekti mekanik, cisterna u shoqërua me tërheqje në Peloponez, ku nafta do të transportohej në një cisternë tjetër. Megjithatë, në Kepin Doro, pati kushte të pafavorshme atmosferike dhe anija u ankorua në zonën detare të Karystos.

Shoqëria administruese sipas procedurës vlerësohet se do të përpiqet përmes dokumenteve të provojë se nuk bën pjesë në listën e sanksioneve. Sipas raportimeve, nuk ka asnjë anije tjetër të interesave ruse në këtë zonë detare.