“Procesi i përzgjedhjes së presidentit do të jetë transparent dhe me shumë standarde”.
Kështu deklaroi sot nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në një prononcim për mediat Balla tha se vendit i duhet një president që të respektojë normën kushtetuese. Ndërkohë, Balla theksoi se nesër me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, do të nisë edhe puna për zgjedhjen e kreut të shtetit.
“Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare.
Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime.”, tha Balla.