MENU
klinika

Ministrja e Bujqësisë: Ja për çfarë do të shërbejë

Bëhet i detyrueshëm ‘libri për fermerët’

13.04.2022 - 13:44

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka paralajmëruar sot se për fermerët, do të bëhet me detyrim nga sot e në vijim plotësimi i asaj që do të quhet libri i fermerit.

“Miratuam aktin që ka te beje me futjen e librit të fermerit, për fermerët që prodhojnë për të tregtuar. Arsyeja pse e bejme kete akt të detyrueshëm, për të siguruar gjurmueshmërinë e produktit nga ferma deri në tavolinë që për konsumatorët tanë të kemi rritje të përkujdesjes”, tha ministrja.

Sipas Krifcës, ky proces “do kryhet përmes një komunikimi të qartë, i udhehequr nga Autoriteti i Veterinarise e Mbrojtjes se bimeve qe kane nje grup agronomesh, që do trajnojnë fermerët e do kujdesen që të marrin informacionin e duhur”.

“Ky regjistër do mund të plotësohet nga fermerët nën mbikqyrjen e tyre fillimisht deri sa të krijohet një praktikë, të dimë çfarë preparatesh e produktesh mbrojtëse të bimës, i janë futur bimës.

Me këtë format të ri shkojmë në respektim të standatteve të sigurisë ushqimore për të rritur vëmendjen ndaj sigurisë ushqimore”, tha ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në prill fillon shpërndarja e naftës

Si do ndikojë rritja e çmimit të naftës tek fermerët?