MENU
klinika

Nga Frrok Çupi

Berisha do të hetohet në Amerikë, ja pse shemb urat

27.04.2022 - 10:49

Ka tre a katër ditë që njerëzit nuk gjejnë dot ‘ça do me thënë kjo punë?!’. Është sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe po kërkojnë ‘largimin menjëherë…’. Nuk ka ndodhur kurrë, që prej 100 vjetësh. Diktatura komuniste Amerikën e bëri ‘tabelë’ lufte me propagandë, por nuk ndodhi që të ndërseheshin 5 a 500, a 5000 njerëz ‘nga populli’ për nga ndërtesa e verdhë në Rrugën e Elbasanit. As në Moskën ‘armiqësore’, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt. Mund të ndodhë që në mes të natës këta njerëz të ‘fryrë’ si anti- amerikanë apo si ‘demokratë të Berishës’ t’i venë zjarrin selisë së Ambasadës.

Cili është përlimi- sipas Fishtës; apo çfarë kërkohet?

Kërkohet shkalla e fundit: Të shemben urat mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pasi janë provuar të gjitha mjetet, tani kërkohet e fundit: Të priten urat!. ‘I vdekuri, por seksualisht i kënaqur’, (që quhet selig- sipas Frojdit), arrin në ide delirante dhe atë çfarë shikon me sytë e dëshirës, e arrin në realitet! Berisha ka arritur realitetin e tij që paraqet situatë të re: Nga hetimi dhe gjykimi amerikan shpëton vetëm duke shembur urat me ‘shtetin djall’ përtej oqeanit. Natën kur u panë të të parët që dolën me ura zjarri në faqet e internetit me thirrjen për ‘shporrjen e Ambasadores’, në atë moment Berisha shpëtoi nga makthi: ‘U kry, bos!’. Efekti: Shtetet e Bashkuara që në këtë moment nuk e kanë më të drejtën e ekstradimit drejt Uashingtonit.
Ky është obsesioni.

Realiteti duket se është tjetri: Sali Berisha do të udhëtojë drejt Amerikës për tu hetuar për veprat e këqija të kryera në kurriz të popullit shqiptar dhe të shtetit amerikan. Fusha e ekstradimit ndodhet e hapur në legjislacionin e shtetit amerikan.

1.

Legislacioni amerikan që mbikëqyr krimin:

Burimi nga ku rrjedh ‘legjislacioni gjithëpërfshirës’, për mbikëqyrjen masive- ku ka rënë edhe Berisha, nis që nga shpërthimi i terrorizmit kundër Amerikës, 11 shtator. Arsyeja: Kultura amerikane nisi të marrë frikë të lartë. Rreziku i aleancës mes grupeve terroriste në botë e rrezikonte më shumë kulturën amerikane. Zgjerimi i pushtetit ekzekutiv në mbrojtje të sigurisë së amerikanëve, transformoi pjesë të tëra të peizazhit ligjor të Amerikës. Brenda disa muajsh, Administrata e Xhorxh W. Bush kishte autorizuar përgjimin dhe spiunimin e organizatave dhe individëve të dyshuar.

Çështje përcaktuese e peizazhit ligjor pas sulmeve terroriste është se si të negociohet mbrojtja e sigurisë kombëtare me menaxhimin e fuqisë presidenciale në rritje.

Presidenti Joe Biden, në momentet më të nxehta kur Berisha ‘tundte bishtin’ si i pafajshëm, duke akuzuar Amerikën, lëshoi deklaratën se ‘të korruptuarit e qenësishëm’ në Ballkanin perëndimor ‘rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara

Gjatë periudhës së sundimit të Berishës në Shqipëri janë bërë të njohura lidhjet me organizatat terroriste si Al Qaeda, Al Haramei, militantët Islamistë të Bin Laden që u stërvitën në territorin shqiptar, etj. Kur la pushtetin Berisha, në vend ishin të instaluara mbi 95 celula terroriste.

2.

Ligji amerikan është ura që e tërheq Berishën në Amerikë.

Në Shtetet e Bashkuara gjatë 20 v jetëve të fundit ka një ndryshim të dukshëm të interesave të sigurisë kombëtare. Këto interesa kanë riformuar aspekte të ligjit amerikan dhe pushtetit presidencial. Nëse dy a tre herë administrata Amerikane u detyrua që të deklarojë para Berishës se ‘ambasadorja Kim është vetë presidenti Biden në Shqipëri”, ky ishte sinjali i fuqishëm se ‘Berisha, përmes zonjës Kim po sulmon presidentin e Shteteve të Bashkuara!’. Sulmi mbi autoritetin e shtetit amerikan është një aspekt terrorizmi mbi sigurinë. Kjo shpaguhet me ligj, para Hetimit dhe Gjykatës Amerikane. Akti i fundit i nxitjes së turmave të paguara e të frymëzuara për terrorizëm, sikur “do të shporret Ambasada Amerikane”, është një vepër me qëllime terroriste. Sulmi mbi autoritetin e Shteteve të Bashkuara ndëshkohet edhe nga legjislacioni shqiptar, i cili e përcakton shtetin Amerikan si ‘aleatin e vetëm, strategjik’ të shtetit shqiptar.

3.

A ka dosje Amerika për Berishën?, pyesin

Naivitet; shpesh herë naivitet i frymëzuar.

“Arma më e fuqishme në parandalimin e sulmeve terroriste është inteligjenca”, thotë George Terwilliger, një anëtar i Shoqatës Federaliste Konservatore dhe ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm nën Presidentin George H. W. Bush. “Mendoj se një nga trashëgimitë ligjore të 11 shtatorit është aftësia e qeverisë për të mbledhur dhe analizuar atë lloj informacioni…”

Zgjerimi i pushtetit ekzekutiv ka krijuar kushte të reja për gjurmimin e akteve kundër sigurisë amerikane, si mes amerikanëve edhe mes të huajve. Ish presidenti i Shqipërisë, Berisha, ka një trashëgimi të egër veprash në dëm të paqes, në dëm të rendit botëror, në dobi të kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe aleatëve terroristë në Lindjen e Mesme.

Vetë administrata e Bushit, konservatore, i shpalli luftë terrorizmit duke ndjekur autorët e sulmeve vdekjeprurëse; dhe kjo është vija amerikane e ruajtjes së sigurisë kombëtare. A ka dosje Berisha? Pyetje naive. Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm i SHBA, John Ashcroft, thotë se për të ekzekutuar gjithë këtë luftë të gjerë, janë dashur ‘shumë mjete për të mbledhur inteligjencë’.

Prapë pyesin ‘a ka dosje?’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN