MENU
klinika

“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të madh lirisë”

Berisha për ambasadoren Yuri Kim: Do informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve

23.04.2022 - 11:14

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe vendimin e gjykatës për ankimimin e Alibeajt. Berisha tha se ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Sa i përket ambasadores, ai deklaroi se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.

“Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë, mbi të cilat qëndrojnë SHBA-të dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh lirisë. Ky është një akt individual, për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-ve”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha peshku i madh?/ Yuri Kim komenton vendimin e DASH

“Shqipëria po ndryshon! Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë”