MENU
klinika

Renault shënon përparim

Bisedimet për të ardhmen e njësisë ruse AvtoVAZ

24.04.2022 - 14:25

Prodhuesi francez i automjeteve, Renault, ka shënuar përparim në negocimin e së ardhmes së njësisë ruse AvtoVAZ ka thënë zyrtari i financave të kësaj kompanie, Thierry Pieton, pas pezullimit të operacioneve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Renault muajin e kaluar ka njoftuar se po ndalonte prodhimtarinë në Rusi dhe do të vlerësonte të ardhmen e AvtoVAZ, në të cilën ajo mban 68 për qind të aksioneve.

Kjo lëvizje bëri që Renault të ulte parashikimin e fitimit të vitit 2022, raportoi “AutoMotive”.

“Negociatat me autoritetet ruse mbi AvtoVAZ po vazhdojnë dhe po bëjnë përparim”, ka thënë Pieton të premten gjatë raportimit të të ardhurave tremujore.

AvtoVAZ prodhon Ladan, markën më të shitur të automjeteve në Rusi.

Pieton ka shtuar se operacionet e tjera ruse të markës AvtoVAZ dhe Renault, përfaqësonin rreth 10 për qind të të ardhurave të Grupit Renault në vitin 2021.